Britani e Madhe, refugjatët sirianë ndihmojnë popullatën nga përmbytjet (FOTO)

Britania e Madhe ditëve të fundit është goditur nga përmbytjet e shkaktuara nga stuhia “Frank”. Refugjatët sirianë në Manchester ndihmojnë në terren në mbrojtje nga përmbytjet, si shenjë mirënjohjeje për mikëpritjen e ofruar nga banorët vendas, raporton Anadolu Agency (AA).

Mediat britanike shkruajnë se në mesin e vullnetarëve kanë hasur edhe në refugjatët sirianë të cilët punonin në vendosjen e thasëve me rërë në Littleborough, ku më parë janë përmbytur rreth njëqind shtëpi kur lumi Roch doli nga shtrati.

Yasser al-Jassem ka mbërritur në Evropë përmes Greqisë, ndërsa në Britani të Madhe hyri ilegalisht nga Calaisi francez. Thotë se ka parë pamjet nga përmbytjet në televizion dhe vendosi të ndihmojë.

“Populli i Greater Manchesterit ishte shumë i mirë me ne, prandaj shprehëm dëshirë t’u ofrojmë ndihmë. Si një refugjati sirian është nder për mua të marrë pjesë në një aksion të përbashkët siç është ky që sado pak t’i kthejmë komunitetit që na pranoi në mënyrë aq të ngrohtë. Përmes rrjetit social kam bërë thirrje dhe menjëherë më janë bashkuar edhe shumë refugjatë të tjerë sirianë”, ka thënë al-Jassem për mediat britanike.

Sot është lëshuar paralajmërimi më i lartë për përmbytjet në Anglinë veriore, Skoci dhe Irlandë pasi që stuhia “Frank” solli erëra të reja dhe sasi të mëdha të shiut.

Një numër i madh familjeve pësuan dëme të mëdha nga përmbytjet në York si pasojë e mos reagimit adekuat. Ndërkohë që kryetari i Agjencisë për mbrojtjen e mjedisit u bë objekt kritikash pasi që nuk u kthye menjëherë nga pushimi familjar në Karaibe.

Refugjatët duke ndihmuar
Refugjatët duke ndihmuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button