Projektet e planifikuara nga Buxheti i Komunës së Tetovës për vitin 2016

Të hyrat e përgjithshme të Buxhetit të Komunës së Tetovës për vitin 2016 janë 1.952.878.946 denarë, – këtë e mësojmë nga projekt-buxheti i Komunës së Tetovës për  vitin 2016.

Portalb, ju sjell shifrat e mjeteve për disa nga projektet që janë planifikuar nga Buxheti i Komunës së Tetovës për vitin 2016.

Për zhvillimin ekonomik lokal shpenzimet e përgjithshme të planifikuara për vitin 2016 janë: 11.041.000 denarë.

Për kompensime sociale janë planifikuar 600.000 denarë.

Për punimet e planit gjeneral urbanistik janë planifikuar 49.500.000 denarë.

60.500.000 denarë janë planifikuar për ndërtimin e rrugëve në fshatra.

10.000.000 denarë janë të planifikuara për ndërtimin e kanalizimeve fekale dhe atmosferike.

Për ndërtimin dhe rekonstruimin e rrjetit të ndriçimit publik janë të planifikuara mjete financiare me vlerë prej 10.400.000 denarë.

Ndërsa për ndërtimin e hapësirave për parkim janë planifikuar 5.500.000 denarë.

3.900.000 denarë  janë planifikuar për ndërtimin e deponive për hedhurina.

Në bazë të Programit për ndërtimin e kapaciteteve të ujësjellësit për vitin 2016 janë të planifikuara mjete financiare me vlerë prej 50.830.000 denarë.

Për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e parqeve dhe gjelbërimeve janë planifikuar 9.000.000 denarë.

2.300.000 denarë janë të planifikuara për ndërtimin e mjeteve urbane.

Për manifestimet kulturore dhe krijuese janë të planifikuara 7.650.000 denarë.

Për dezinfektim dhe deratazim janë planifikuar të ndahen 1.580.000 denarë.

Ndërsa pjesa tjetër  e mjeteve janë planifikuar për harxhime shtesë.

Ndryshe, Buxheti i Komunës së Tetovës u miratua ditën e martë (29.12.2015) në mbledhjen e 31-të të Këshillit komunal të Tetovës.

LEXO:  Këshilli i Komunës së Tetovës e miratoi buxhetin për vitin 2016, ja se çfarë përmban

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button