Gjevgjeli, mbi 1500 refugjatë janë lënë jashtë Qendrës së Pranimit

Mbi 1500 refugjatë dje, që nga ora 11:00 pasdite, janë lënë jashtë Qendrës së Pranimit “Vinojug”-Gjevgjeli, ku e kanë kaluar edhe natën. Shkak i trajtimit johuman të refugjatëve është mbyllja e dy tendave të mëdha të montuara (për shkak të dezinfektimit të tyre), si dhe për shkak të bllokimit të hekurudhës nga ana e taksi automjeteve në shenjë revolte, nga Vendimi i Komiteti për Menaxhim gjatë Situatave të Krizave, që refugjatët të transportohen fillimisht me tren, ndërsa vetëm në raste të jashtëzakonshme me shfrytëzimin e taksi automjeteve, njofton Alsat M.

Përmes një komunikate Avokati i Popullit, rekomandon që urgjentisht të mundësohet transporti papengesë i të gjithë refugjatëve deri në Qendrën e Pranimit “Tabanovc”, me shfrytëzimin e të gjitha mjeteve transportuese dhe duke e respektuar të drejtën e zgjedhjes së mjetit transportues nga ana e refugjatëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button