Uniteti: Qeveria e gaboi drejtimin, ne do ta përmirësojmë gjendjen

“Qeveria e gaboi drejtimin. Ajo investoi për të ndërtuar të kaluarën e sajuar në ëndrrën e saj për prejardhjen antike e jo për të ardhmen. Në këtë ëndërr e përfshiu edhe një pjesë të qytetarëve maqedonas, të cilët sikur nën hipnozë i besonin pushtetit, që në mënyrë të pa skrupull i mbushnin llogaritë bankare nga mito dhe korrupsioni, duke kontribuar për varfërimin e pjesës më të madhe të qytetarëve, njerëzve të papunë, që kanë nevojë për ndihmë sociale për të siguruar bukën e gojës”, tha kryetari i partisë Uniteti në fjalimin vjetor të tyre.

Sipas Ostrenit, gjendja në të cilën gjendet Republika e Maqedonisë është kaotike dhe shteti funksionon sipas porosive të partive politike.

“Në Maqedoni sot punojnë përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe të SHBA-ve për të dhënë ndihmën e tyre për ta kthyer sistemin politik të devijuar, në binarët e duhur, për përmirësimin e demokracisë në vend, duke u përpjekur ta shkëpusin pushtetin nga kthetrat e partive politike të udhëhequra nga politikanë mitëmarrës dhe të korruptuar dhe ta kthejnë në institucionet dhe organet kompetente. Të sigurojnë funksionimin e shtetit ligjor, dialogun politik të mirëfilltë, lirinë e fjalës dhe të mediumeve dhe realizimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, e cila duhet të çlirohet nga prangat e Sekretariatit për implementimin e saj, ngase paraqet kurthë për pengimin e saj dhe përgjegjësia të kalojë tek bartësit që kanë përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore”, shton Ostreni.

Uniteti premton: “Gjatë vitit të ardhshëm, do të angazhohet për përmirësimin e gjendjes së mjerueshme të qytetarëve, për realizimin e plotë të barazisë të qytetarëve shqiptarë dhe të tjerëve në nivel shteti; për përmirësimin e gjendjes ekonomike, shfrytëzimin e drejtë të buxhetit; zbatimin e Kartës Evropiane për vetëqeverisjen lokale, për të gjitha rastet ku qytetarët shqiptarë dëmtohen nga përdorimi i dhunës në rrugë e gjetiu, zgjidhjen e nyjës së Gordit të krijuar nga qeveria e koalicionit BDI – VMRO DPMNE e cila pushtetin e trajton si biznes për t’u pasuruar, për zgjidhjen e çështjes së emrit, krijimin e standardeve për jetë më të mire të qytetarëve dhe krijimin e kushteve për anëtarësim në BE dhe NATO”.

Për zgjedhjet e 24 prillit 2016, Uniteti porositë që duhet të sigurohen të gjitha kushtet e parapara nga Marrëveshja e Përzhinos dhe së bashku me ndërkombëtarët të vlerësohet nëse janë krijuar kushte për zgjedhje të lira dhe demokratike, për pjesëmarrje të Unitetit në to.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button