Nova TV: Shkarkohen 15 drejtorë ekonomik të spitaleve

Gjithsej 15 drejtorë janë shkarkuar ose ndërruar në institucionet e shëndetit publik, nga të cilët pesë nga klinikat e Shkupit, mëson Nova TV nga burimet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Një pjesë e tyre janë shkarkuar dhe transferuar në vende pune me post më të ulët, ndërkaq një pjesë tjetër janë transferuar si drejtorë në klinika tjera. Në disa vende të zbrazëta sillen njerëz nga jashtë, thonë burimet e Nova-s. Ende nuk ka sqarim nga Ministria e Shëndetësisë se përse janë shkarkuar dhe ndërruar drejtorët të cilët janë përgjegjës për çështjet ekonomike të spitaleve. Detyra e këtyre drejtorëve ka qenë që të menaxhojnë me buxhetin e spitaleve.

Burimet e Nova-s thonë që spitalet po fundosen në borxhe. Drejtorët thonë që edhe pse në periudhën e kaluar vazhdimisht kanë dërguar të dhëna për punën e institucioneve të cilët ata i kanë menaxhuar, megjithatë ende as ata nuk arsyen e shkarkimit të tyre.

Lajmi se janë shkarkuar në një pjesë të drejtorëve ka arritur të enjten edhe atë në formë të shkruar. Brenda njoftimit nuk kanë qenë të parashtruara arsyet për shkarkimin e tyre.

Për më shumë informata pritet që Ministria të del me informata konkrete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button