Trump: 2 milionë $ në javë për fushatën publicitare

Pretendenti kryesor republikan për kandidaturën presidenciale në SHBA, Donald Trump, tha se ka në plan që të shpenzojë 2 milionë dollarë në javë për fushatën e tij publicitare, transmeton Top Channel.

Ai deklaroi se do të reklamojë fuqishëm në Ajoua, Nju Hempshajër dhe Karolinën e Jugut para zgjedhjeve brenda Partisë Republikane në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Miliarderi Trump, i cili e ka ndërtuar pasurinë e tij me shitblerje pronash, deklaroi më herët se ai e financon vetë fushatën elektorale dhe nuk do të jetë kurrë në xhepin e lobistëve apo korporatave të fuqishme. Ai gjithashtu këmbëngul se deri tani ka shpenzuar shumë pak për fushatën e tij.

“Do të shpenzoj 2 milionë dollarë në javë, mbase edhe më shumë. Shtetet ku do të përqendrohem janë Ajoua, Nju Hempshajër dhe Karolina e Jugut”, deklaroi Trump për CNN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button