RDK: Shqiptarët në Agjencionin e Kadastrës janë të diskriminuar!

“Rilindja Demokratike Kombëtare reagon ndaj lojërave dhe manipulimeve të ndryshme politike që bëhen në emër të (jo)përfaqësimit adekuat të shqiptarëve në institucionet e ndryshme shtetërore”, thuhet në reagimin e RDK-së, njofton Portalb.

Sipas RDK-së, për një periudhë të gjatë kohore, partia shqiptare në pushtet në kontinuitet ka manipuluar dhe vazhdon të manipuloj opinionin në lidhje me përfaqësimin horizontal dhe vertikal të shqiptarëve në institucionet e ndryshme shtetërore.

Nga RDK-së shtojnë se, Agjencioni për Kadastër udhëhiqet tërësisht nga maqedonasit duke e përfshirë edhe këshillin drejtues ku, sipas tyre, nuk figuron asnjë shqiptarë.

“Mandati politik është në përfundim e sipër ndërsa ky agjencion vazhdon të funksionoj pa zëvendës drejtor shqiptarë që ende nuk është emëruar nga ana e partisë shqiptare në pushtet. Duke pasur parasysh se drejtoria e këtij agjencioni ndihmohet nga dy organe, atë të këshilltarëve shtetërorë dhe sektorit për punë të brendshme, shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen skajshmërisht ku në nivel udhëheqësish nuk figuron asnjë shqiptarë. Diskriminimi vazhdon edhe nëpër njësitë rajonale, ku nga gjithsej 29 njësi rajonale në nivel nacional, vetëm dy njësi udhëhiqen nga shqiptarë, edhe atë në Tetovë dhe Gostivar, ndërsa nga 7 sektorë që mbikëqyrin punën e këtyre njësive nuk figuron serish asnjë shqiptarë. Në të njëjtën kohë, nga gjithsej 8 sektorë dhe 8 ndihmës udhëheqës sektori të drejtorisë së përgjithshme, nuk figuron asnjë shqiptarë, ndërsa vetëm dy shqiptarë nga gjithsej 24 udhëheqës njësie në drejtorinë qendrore. Le të mos flasim për “Shkupin shqiptarë” ku në Qendrën për Kadastër në Shkup nuk kemi asnjë shqiptarë, por kemi ndihmës drejtor maqedonas, 3 udhëheqës sektori maqedonas, 3 ndihmës maqedonas, dhe 8 udhëheqës njësie të gjithë maqedonas”, shtojnë nga RDK. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button