Kritika ndaj kryeministri izraelit që kundërshton lutjet e grave tek Muri i Vajtimit

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thuhet se ka rënë dakord të mbështesë përpjekjet për të bllokuar gratë hebrenje nga leximi i Teuratit në Murin e Vajtimit në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Radioja e ushtrisë bëri të ditur sot se Netanyahu javën e kaluar zhvilloi një takim me grupet ultra-ortodokse hebrenje, ku ai u dakordua për të mos lejuar faljen në vendin, i cili konsiderohet nga hebrenjtë si vendi më i shenjtë i adhurimit.

Në përgjigjen, zyrtarët në kabinetin e kryeministrit për Anadolu Agency deklaruan se “kryeministri mbështet ‘status quo’-në dhe i respekton të gjitha rrjedhat e hebraizmit”.

Gratë e Murit, një grup që ushtron presion që grave t’u jepet e drejta e barabartë e lutjes sikur burrave, akuzuan Netanyahu-n për “fjalim të dyfishtë”, në komentet e tij lidhur me këtë çështje.

Ato u shprehën se Netanyahu mbështeti kërkesat e tyre kur iu drejtua hebrenjve që flasin anglisht në Amerikën e Veriut, por kundërshtoi ato para audiencës izraelite.

“Me sa duket kur Netanyahu foli për ‘të gjithë hebrenjtë’ (për të patur lirinë e lutjes’ në nëntor të vitit 2015, ai harroi se gratë përbëjnë gjysmën e hebrenjve. `Asnjë kryeministër izraelit nuk ka të drejtë të heq Teuratin nga gjysma e hebrenjve”, thuhet në njoftimin e Grupit.

“Edhe në qoftë se ne doemos duhet të fshehim Teuratin dhe të kontrabandojmë për të kaluar rojet, ne do ta bëjmë ashtu sikur që u detyruan hebrenjtë ta bëjnë atë shumë herë para nesh në mërgim”, thuhet në reagimin e Grupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button