Sulm vetëvrasës në Pakistan, 23 të vdekur
Numri i të vdekurve në sulmin vetëvrasës para zyrës së Drejtorisë së Popullsisë në qytetin Mardan të Pakistanit është rritur në 23 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Shërbimi i Ndihmës së Parë në Punjab bënë të ditur se numri i të vdekurve është rritur në 23, ndërsa numri i të plagosurve të dërguar në spitale ka arritur në 70 persona.
Në deklaratën për gazetarin e AA-së burimet e sigurisë theksuan se Drejtoria e Popullsisë luan rol të rëndësishëm në përcaktimin e identitetit të terroristëve në rajon.
Burimet tregojnë se talebanët e Pakistanit më parë kanë kërcënuar të punësuarit në këtë zyre dhe se shumë letërnjoftime false të cilat u janë dhënë afganëve janë ndërprerë nga ana e kësaj zyre.
Përgjegjësinë mbi sulmin e ka marrë përsipër organizata Cemaat’ul Ahrar e cili ishte ndarë nga talebanët e Pakistanit.