Lufta në Siri, nga fillimi i vitit mbi 21 mijë persona kanë humbur jetën

Observatori për të Drejtat e Njeriut në Siri njoftoi se që nga fillimi i dhjetorit gjatë përleshjeve në Siri 1.793 persona kanë humbur jetën, ku numri i personave të vdekur nga fillimi i këtij viti është rritur në 21.179, raporton Anadolu Agency (AA).

Observatori bëri publik raportin për viktimat e përleshjeve në Siri në të cilin theksohet se 75 përqind e numrit të përgjithshëm të viktimave, konkretisht 15.748 persona kanë pësuar gjatë sulmeve të ushtrisë lokale të regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

“Gjatë sulmeve të forcave të regjimit janë vrarë 3.704 luftëtarë të armatosur, ndërsa 2.592 fëmijë, 1.957 gra dhe gjithsej 12.044 civilë. Në mesin e atyre që janë vrarë gjatë sulmeve të ushtrisë së regjimit këtë vit 1.556 persona janë vrarë përmes torturës, në mesin e tyre të paktën shtatë fëmijë dhe katër gra”, thuhet në raport.

Nga Observatori thuhet se të dhënat mbi të vrarët qartë tregojnë se civilët janë caku i drejtpërdrejt i ushtrisë siriane dhe se sivjet mesatarisht në këto sulme në dit janë vrarë nga dhjetë fëmijë.

Në raport po ashtu thuhet se gjatë sulmeve ajrore ruse, të cilat filluan në shtator e deri më sot janë vrarë të paktën 849 civilë, mes të cilëve 199 fëmijë dhe 109 gra. Përmendet edhe rritja e viktimave civile gjatë sulmeve të cilat në mënyrë të koordinuar i kryejnë forcat ajrore ruse dhe trupat këmbësorike të ushtrisë siriane.

Gjatë sulmit të forcave të YPG-së, dega siriane e organizatës terroriste të PKK-së, këtë vit kanë vrarë 132 civilë, mes të cilëve 32 fëmijë dhe 12 gra, ndërsa së paku katër persona janë vrarë përmes torturës.

Aktivistë të Observatorit kanë dokumentuar se që nga fillimi i vitit në sulmet e grupeve radikale në Siri janë vrarë së paku 2.265 persona. Nga ky numër më shumë të vrarë kanë pësuar në sulmet e DAESH-it, konkretisht 2.098. Terroristët e DAESH-it kanë vrarë 732 persona të armatosur dhe 1.366 civilë. Në mesin e civilëve të pësuar janë 149 fëmijë dhe 188 gra. Me tortura janë vrarë së paku tetë persona.

Gjatë sulmeve të organizatës radikale Fronti Nusra janë vrarë 167 persona, mes të cilëve 78 luftëtarë rebelë dhe 89 civilë.

Grupet opozitare në sulmet e sivjetme kanë vrarë 1.121 persona, mes të cilëve 49 persona të armatosur dhe 1.072 civilë. Mes civilëve janë 258 fëmijë dhe 181 gra. Nëntë persona janë vrarë përmes torturës.

Në tekstin e raportit më tej thuhet se 277 civilë janë vrarë edhe gjatë sulmeve ajrore të koalicionit ndërkombëtarë për luftë kundër DAESH-it, në mesin e tyre 87 fëmijë dhe 46 gra.

Grupe të ndryshme kanë sulme të shumta ndaj varkave dhe anijeve me të cilat grupe njerëzish tentonin të braktisnin Sirinë në rrugën detare, ndërsa në këto sulme janë vrarë së paku 787 persona, mes të cilëve 631 civilë.

Nga Observatori theksojnë se aktivistët në terren ballafaqohen me vështirësi të mëdha në dokumentimin e të dhënave për humbjet njerëzore dhe për këtë shkak shifrat e treguar nuk pasqyrojnë plotësisht fotografinë reale dhe se numri i vdekje me siguri është më i lartë.

Lufta në Siri filloi në mars të vitit 2011 prej kur jetën e kanë humbur më shumë se 250.000 njerëz. Afër gjashtë milionë sirianë janë zhvendosur, ndërsa mes tyre 50 përqind janë fëmijë dhe 35 për qind gra. Lufta filloi kur regjimi i familjes Assad ushtarakisht shtypi protestën e qetë kundër regjimit i cili sundon thuajse katër dekada e gjysmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button