Paraburgimi si dënim: Qindra viktima që nuk janë Verushevski

Rasti me Verushevskin, nxjerri në pah problemin me mbajtjen joligjore në paraburgim të personave që janë të dyshuar për vepra penale. Çështja është se sa shqiptarë në rastet e njohura dhe të panjohura janë mbajtur deri më tani në mënyrë joligjore, transmeton Portalb.

Masa e paraburgimit keqpërdoret si masë ndëshkuese, kjo është shkelje e të drejtave të njeriut e cila konstatohet në raportet e Avokatit të Popullit. Organizatat e brendshme dhe të jashtme, vazhdimisht apelojnë për zgjedhjen e kësaj çështje dhe ndryshimin e kësaj gjendje, por institucionet nuk e njohin këtë problem. Në ndërkohë, Maqedonia, një numër të madh të lëndëve për mbajtjen joligjore në paraburgim, përpara Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, është duke i humbur, njofton NOVA.

Analiza është e përgatitur nga OSBE, prapë, tregon se në shumë vendime për masën e paraburgimit, mungojnë shpjegimet të dokumentuara me fakte se personi i cili është në paraburgim i plotëson kushtet, gjegjësisht sipas ligjit, atij i është dhënë ajo masë.

“Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ka gjetur disa shkelje të së drejtave dhe lirive në rastet ku është dhënë masa e paraburgimit, pa baza të arsyeshme dhe konkrete, dhe se gjykatësit bëjnë përpjekje për përmirësimin e shpjegimeve të dhëna në urdhrat dhe vazhdimin e paraburgimit paraprak, por ka hapësirë që edhe më tej të përmirësohet”, thuhet në analizën.

Për katër vjet janë paguar 4 milionë euro dëmshpërblim për personat e privuar nga liria

Organizata jo-qeveritare, “Transparent International Macedonia”, para dy vjetëve ka tentuar që të hetojë se sa raste 124të tilla ka në Maqedoni, sa ka paguar shteti si dëmshpërblim dhe sa njerëz janë hedhur nëpër qelia në mënyrë jo-ligjore. Sipas numrave të paraqitura nga Gjykata Penale, OJQ-ja erdhi deri te ato, nëpërmjet të drejtës për qasje të lirë deri te informatat, në vitin 2010,2011,2012 dhe 2013, gjithsej 97 qytetar kanë qenë të paraburgosur në mënyrë joligjore.

Shteti për këto raste ka paguar thuajse 4 milionë euro, por është me rëndësi të theksohet se këto të dhëna nuk e paraqesin gjendjen reale të numrave të qytetarëve të cilët në mënyrë të padrejtë janë të privuar nga liria, sepse këto raste janë vetëm ato që kanë vendosur ta padisin shtetin në Strasburg, proces që për ta bërë duhet para, kohë dhe dituri.

Pjesa më e madhe e këtyre rasteve të cilat shteti i ka humbur para Gjykatës së Strasburgut, janë raste ku bëhet fjalë për parabugosjen e personave në mënyrë jo-ligjore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button