Këshilli i Komunës së Tetovës e miratoi buxhetin për vitin 2016, ja se çfarë përmban

Me 15 vota pro dhe 8 kundër sot në mbledhjen e 31-të të Këshillit të komunës së Tetovës  u miratua Buxheti për vitin 2016.

Të hyrat e përgjithshme të Buxhetit të Komunës për vitin 2016 janë planifikuar në nivel prej 1.952.878.946 denarë, të hyrat bazë janë plafnifikuar në vlerë prej 998.140.015 den, të hyrat nga aktivitetet vetëfinancuese në vlerë prej 71.740.452 den, të hyrat nga donacionet 19.902.479 den dhe të hyrat nga dotacionet në vlerë prej 863.096.000 den.

Sa për ilustrim, në programin e buxhetit për vitin 2016 për planifikim në kategorinë mallra dhe shërbime, shpenzimet për mallra dhe për  shërbime të administratës komunale janë planifikuar 268.211.000 denarë.
Për harxhime kapitale në Komunë – janë të planifikuara 5.920.000 denarë dhe atë blerje kompjuterësh, materiale zyre, mobilje për zyra, mjete të tjera.

Mallra dhe shërbime – janë planifikuar mjete financiare me vlerë prej 86.170.000 denarë, për udhëtime zyrtare, rrymë elektrike, ujë dhe kanalizim, telefon, materiale zyre naftë për nxemje dhe për vetura, mirëmbajtje të veturave, shërbime të kontraktuara, mirëmbajtja rrjedhëse, harxhime tjera operative dhe shërbime të ndryshme.

Harxhime Kapitale – janë planifikuar mjete financiare me vlerë prej 60.500.000 denarë. Këto mjete janë planifikuar për ndërtimin e rrugëve në fshatra.

Buxheti nuk u votua nga radhët e këshilltarëve të PDSH-së. Bardhyl Dauti këshilltar i PDSH-së në emër të këshilltarëve të tjerë tha se ky propozim nuk është i arsyeshëm, ndërsa ky konstatim u vlerësua si i cekët nga Bajram Rexhepi – kryetar i grupit të këshilltarëve nga radhët e BDI-së.

Debat më të madh hapi pika e 3 e rendit të ditës,  raporti për masat e marra nga ana e Sektorit për mbikëqyrje inspektuese në lidhje me masat afatshkurta kundër ndotjes së ajrit.

Durim Luma, në emër të këshilltarëve të PDSH-së, theksoi se masat kundër ndotjes së ajrit nuk janë të mjaftueshme, duke përmendur këtu edhe ndërprerjen e shkollave në komunën e Tetovës, masë kjo që u ndërmor nga ana e komunës së Tetovës në bashkëpunim me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës.

Bajram Rexhepi, nga BDI tha se grupi i tij ka dhënë ide për masa konkrete dhe se për ndotjen e ajrit  nuk duhet akuzuar asnjëri sepse ndotja e ajrit paraqet problem më të thellë.

“E para dhe kryesorja që ndërmorëm është prezenca 24 orëshe e inspektoratit që të mund qytetarët të paraqesin raste të thyerjeve ligjore. Sektori për Komunikacion Rrugor bashkë me pjesëtarë të SPB-së dhe Inspektoratin Shtetëror të Komunikacionit ka marrë masa për uljen e trafikut të makinave të rënda”- deklaroi drejtori i Inspektoratit Komunal, Viktor Stojanovski.

Për këtë pikë të rendit të ditës fjalën e mori edhe kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e cila theksoi: “Në janar – shkurt 2013 tema e ajrit nuk ka qenë çështje sepse 97% e qytetarëve ishin të interesuar për ujë të pijshëm, heqjen e mbeturinave dhe zgjidhjen e  problemit të trafikun”. Në lidhje me ndërprerjen normale të mësimit Arfi tha: “vendimin për ndalimin e mësimit nuk e kemi marr vetëm ne si komunë”, duke shtuar  se ne të gjithë duhet ta luftojmë ndotjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button