Aleanca për shqiptarët: 2016-ta betejë në mes atyre që e ruajnë këtë sistem dhe ata që e godasin këtë sistem

Numri një i LR-PDH-se, Ziadin Sela dhe kryetari i RDK-së Vesel Memedi, nën ombrellën e Aleancës për shqiptarët sot në Shkup, për fundvit duke rikujtuar vitin që po e lëmë pas janë zotuar se në vitin e ardhshëm 2016 Aleanca do të jetë pjesë e ndryshimeve në skenën politike të Maqedonisë, raporton Portalb.

“Viti 2015 u karakterizua me shumë elemente negative, u krijua një mjegullinë e madhe. Kulminacioni u arrit me incidentin e Kumanovës që rezultoi edhe me probleme tjera. Afera e përgjimeve gjithashtu karakterizoi këtë vit. Aleanca për shqiptarët ishte i vetmi element pozitiv i vitit që po e lëmë pas. Presim që në vitin 2016 mjegullina të kristalizohet. E vërteta për çdo figurë publike duhet të thuhet, u shpreh Memedi.

Edhe për Ziadin Selën krijimi i Aleancës për shqiptarët, si dhe heqja e maskave të partive si BDI dhe PDSH, ishin elemente pozitive të vitit 2015.

“Bashkimi i opozitës ndodhi, ishim të hapur për të gjithë. Ata të cilët janë themeluar vetëm për të bërë karrierë politike nuk u bashkuan. Këtë vit u zbardh rasti i Sopotit, Aleanca për shqiptarët do ta luftojë këtë sistem në vitin 2016. 2016 do të jetë betejë ndërmjet atyre që e ruajnë këtë sistem dhe ata që e godasin këtë sistem. Prokuroria speciale duhet të bëjë punën e vet, ta pastrojë skenën politike nga kriminelët. Vitin e ardhshëm do të ngadhënjejë perspektiva për të ardhmen”, theksoi Sela.

Që të dy kanë uruar shqiptarët dhe porositën qytetarët për angazhim më të madh politik./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button