Mjegulll në disa drejtime rrugore, komunikacioni i rrjedhshëm

­ Dukshmëri të zvogëluar për shkak të mjegullës deri 40 metra ka në drejtimin rrugor Zhirovnicë ­ Dibër ­ Strugë, deri 50 metra në drejtimet rrugore Shkup ­ Katllanovë, Katllanovë ­ Shkup dhe Veles ­ Negotinë, deri 80 metra në Negotinë ­ Demir Kapi dhe Negotinë ­ Gradsko dhe prej 5­ ­ 100 metra në rrugët Shtip ­ Veles, Shtip ­ Koçan dhe Shtip ­ Negotinë, njofton MIA.

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet pa ndalesa, nëpër rrugë vende­vende të lagështa. Komunikacioni ajror po zhvillohet pa probleme. është anuluar vetëm fluturimi prej dhe drejt Stambollit. Në drejtimin rrugor A1 Shkup ­ Gjevgjeli afër qarkores Demir Kapi, sot prej orës tetë deri në orën 16 nga ana e NP Rrugët e Maqedonisë dhe GEING do të kryhet xhirim gjeodezik. Në atë vend do të vendoset sinjalizimi adekuat rrugor.

LAMM rekomandon vozitje të kudjesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Vëmendje e posaçme nevojitet në akset të cilat kalojnë nëpër gryka malesh, posaçërisht në drejtimet rrugore Katllanovë ­ Veles, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Gostivar ­ aksi Mavrovë, Demir Kapi ­ Udovë, Koçan ­ Dellçevë dhe Vinicë ­ Berovë, ku është e mundur dukuria e shembjeve. Intensiteti i komunikacionit nëpër drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matir.

Në vendkalimet kufitare nuk ak pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. Kjo informatë ka të bëjë vetëm me anën e Maqedonisë të vendkalimeve kufitare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button