Tetova dhe Shkupi më të ndoturit

­ Ajri sot në mëngjes është më i ndotur në Tetovë dhe në Shkup. Koncentrime të larta të grimcave PM 10 në ajër ka edhe në Manastir dhe Kërçovë. Stacionet matëse në Tetovë regjistruan koncentrim të grimcave PM1­ prej 386 mikrogramëve në metër kub. Në Shkup, koncentrime më të larta ka në Qendër, prej 332 mikrogramëve, Gazi Babë 310, afër Rektoratit 279, Lisiçe 264, Karposh 252 dhe Milladinovci 96. Në Manastir janë matur 118, ndërsa në Kërçovë 115 mikrogramë. Mbi koncentrimet e lejuara të grimcave PM10 sot në mëngjes janë regjistruar edhe në Kavadar me 61, Veles 57 dhe Koçan 55 mikrogramë, raporton MIA.

Qeveria dje për shkak të ndotjes solli konkludime dhe rekomandime të cilat kanë të bëjnë me komunat ku janë të larta koncentrimet. Sipas rekomandimeve duhet të lirohen nga obligimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi moshën 60 vjeçare me sëmundje respiratore dhe kardiovaskulare, si dhe personat nën moshën 60 vjeçare me diagnozë të astmës dhe sëmundjes kronike obstruktive të mushkërive të bardha (SKOM), deri më 4 janar. Të intensifikohen aktivitetet për pastrimin e rrugëve, veçanërisht rreth fushëndërtimeve.

Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësor, deri më 4 janar të vitit 2016 të bëjë kontroll të jashtëzakonshëm të përditshëm në instalimet të cilat u nënshtrohen lejes së integruar ekologjike A. Njëherë në javë të bëhet kontroll i instalacioneve të cilat u nënshtrohen lejes së integruar ekologjike B vetëm në pjesën e emisioneve në ajër dhe imisioneve. Si dhe të jepet rekomandimi për punë të reduktuar të kapaciteteve industriale në njësinë adekuate të vetëqeverisjes lokale.

Ndër rekomandimet për qytetarët janë që më shpesh ta shfrytëzojnë transportin publik, të mos i shfrytëzojnë automjetet pa nevojë të madhe, ta racionalizojnë përdorimin e automobilave që nënkupton, më shumë persona të voziten me një automjet në të njëjtën kohë dhe të respektohen dispozitat ligjore, në pikëpamje që të mos shfrytëzohet për ngrohje të hapësirave vaj i djegur i mbeturinave, mbeturina të ngjyrosura nga druri dhe mobiljet, stiropor, PET ambalazhat, pjesë të gomave dhe çfarëdo lloj materiali sintetik. Siç thuhet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar, Qeveria e obligoi Inspektoratin shtetëror për mjedis jetësor të bëjë kontrolle në të gjitha autoserviset dhe përderisa konstaton parregullsi gjatë punës në kompetencë e tyre, të ndërmarrë masa adekuate. Për shkak të ndotjes së ajrit nën moton “Dil për ajër” u mbajt protestë e inicuar nga dhjetëra shoqata dhe organizata qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button