Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë i ftohtë dhe me nivel të mesëm të mjegullave gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës pritet që moti të hapet dhe të jetë mot më i kthjellët, njofton Portalb.

Në vendet më të larta malore, do të ketë paraqitje të kohëpaskohshme të diellit, megjithatë, temperaturat do të jenë më të ulëta.

Gjatë paradites së sotme, temperaturat do të lëvizin nga -5 deri më -1 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës, nuk do të kalojnë mbi 16 gradë celsius.

Shkupin e pret mot i ngjashëm, me mëngjes mjaft të ftohtë, ndërkaq gjatë ditës pritet që moti jetë më i “butë”. Temperaturat gjatë paradites do të lëvizin nga -4 deri më -2 gradë celsius, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës nuk do të kalojnë mbi 10 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button