Tekste që krejtësisht “kanë marrë anë” dhe një analist “i çuditshëm” ushtarak

[Recension: Lufta e tretë botërore fillon të enjten – Llazanski ka përgjuar biseda të oficerëve të NATO-s]

Për çka informon përmbajtja mediatike që e recensojmë? Ajo lajmëron se të enjten do të fillor jë lufta e tretë botërore. Теksti i referohet njëfarë portali, gazete, kush e di se çka është, i cili paramendoni quhet – “Tabu” dhe e transmeton një deklaratë të Mirosllav Llazanskit, të cilin e quan “analisti më i njohur ushtarak i hapësirave ish-jugosllave”.

Ky, analisti më i njohur ushtarak, datën se kur do të fillojë lufta e tretë botërore e ka kuptuar duke e përgjuar një grup gjeneralësh ne njëfarë hoteli ne Vjenë!

Çka? Nuk ju besohet? Më lejoni edhe njëherë t’ua përshkruaj situatën gjatë së cilës ka ndodhur zbulimi i madh.

Në një hotel në Vjenë janë mbledhur një grup gjeneralësh të NATO-s dhe në foajenë e hotelit ka ë biseduar për fillimin e luftës së tretë botërore? Mirëpo, nuk e kanë vërejtur se pas tyre me shpinë të kthyer ka qenë analisti më i njohur ushtarak i hapësirave ish-jugosllave. Llazanski është shtirur se është duke i parë topthat-mocart, ndërsa valset e babait dhe të birit Shtraus nuk kanë qenë aq të zëshme që t’i pengojnë Llazanskit ta dëgjojë “fragmentin kryesor që i zbulohet gjithë publikut botëror” – të enjten fillon lufta e tretë botërore.

A ju besohet tani? Kuptohet – jo!!!


Трета светска почнува во четврток - Ла_ - http___press24.mk_treta-svetska-poLinku deri te artikulli origjinal: Lufta e tretë botërore fillon të enjten – Llazanski ka përgjuar biseda të oficerëve të NATO-s

Data dhe koha e publikimit: 04.12.2015

Data e recensionit: 07.12.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

FANTAZAMAGORI

Fakti që nuk ka asnjë fjalë, e as link deri te faqja e “Tabu”-së, prej ku, gjoja, është marrë kjo përmbajtje, është lëshimi më i vogël. E gjithë ideja që ta merrni një përmbajtje të këtillë (për të cilën, e potencoj edhe njëherë, nuk e dijmë se prej ku është marrë për shkak se përveç emrit të njëfarë medies, nuk ka link), është me të vërtetë, më së paku thënë – joserioze.

Ja, unë e lexova edhe një herë dhe më nuk do ta lexoj sepse më çon të qesh shumë, e kjo nuk është mirë për objektivitetin e recensionit.

Mirëpo, ju lutem, cilën pjesë të metodologjisë për verifikimin e fakteve në media t’ia kundërvini kësaj përmbajtjeje mediatike që ta matni vërtetësinë e saj?

Për burimin tashmë konstatuam. Për vërtetësinë duhet vetëm t’i besojmë përgjuesit Llazanski. Mirëpo, a mund t’i besoni një analisti, i cili në një hotel në Vjenë e ka përgjuar konspiracionin për luftën e tretë botërore? Qesharake, a nuk ju thash.

Në fund, në fakt gjendet grepi i kësaj nebuloze, e ai është se e gjithë kjo fantazmagori e analistit bëhet për ta reklamuar librin e tij.

E mediet u kapën në grepin e tij…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button