Përballje me faktet jo me hamendësimet

Akuza të pabaza dhe sugjerime që nxirren nga një fotografi nuk mund të konsiderohet gazetari profesionale. Misioni i gazetarit humb në etikë kur mundohet që t’ia mjegullojë opinionit një ngjarje me interes të përgjithshëm. Faktet janë baza e çdo raportimi.

download (2)Linku deri te artikulli origjinal: Përballje për ndotjen apo mashtrim?

Data dhe koha e publikimit: 22.12.2015

Data e recensionit: 28.12.2015

Recensues: Xhenis Sulimani

Teksti që po e recensojmë tenton të arrijë në përfundime të pa bazuara, se lideri i Eco Guerilla Arianit Xhaferi është në shërbim të Teuta Arfiti, kryetare e Komunës së Tetovës. Këto konstatime sillen duke u bazuar në një fotografi pas një debati televiziv.

Pas një debati të regjistruar në këtë televizion në lidhje me problematikën e Jugohromit shihet se Teuta Arifi ka dalë në betejë me Arianit Xhaferin nga Eco Guerilla, por si duket raportet e tyre kundërshtuese janë vetëm një fasadë mashtruese që përdoren për politikat ditore dhe për mashtrimin e popullatës”.

Fotoja e përbashkët pas mbarimit të emisionit nuk mund të jetë referencë për qëndrime dhe akuza të tilla. Aq më shumë kjo nuk vlen kur dihen përplasjet mes dy figurave.

Debati paraqet një arenë ku konfrontohen ide dhe bindje të mirëargumentuara por që mbeten përfaqësuese për personat që i paraqesin. Përplasja e fakteve nga palët e ndryshme nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe përplasje mes personaliteteve. Prandaj, debati i ashpër që u zhvillua në kuadër të këtij emisioni mbi një temë mjaftë aktuale dhe të rëndësishme për publikun, siç është ndotja e ajrit, nuk do të thotë se debatuesit të “kacafyten” publikisht apo se nuk kanë të drejtë për një foto të përbashkët. Në fakt, ajo ndihmon për dhënë pasqyrë të mirë dhe duke kontribuar në kultivimin e një debati të mirëfilltë politik, ku ndeshen argumentet dhe nuk personalizohen gjërat.

Në tekst gazetari aspak nuk ka zbardhur ndonjë pjesë interesante dhe produktive nga debati, që do të ishte me rëndësi për publikun, por drejtpërdrejt ka kaluar në gjykim se ai është fals. Ai sjell insinuata se lidhjet farefisnore të Arianit Xhaferit me punonjës në komunën e Tetovës ndikojnë që ai të mbrojë Tetuta Arifin. Këto akuza janë qëndrime personale të autorit të cilat nuk e kanë vendin në një lajm.

Opinioni zakonisht, për debatin që nuk e kanë ndjekur të plotë, do të lexojë se çfarë është debatuar në emision, si i kanë argumentuar qëndrimet debatuesit dhe çfarë mesazhi kanë përcjellur. Manipulimet e këtilla në gjuhën gazetareske njihen si “manipulim i vetëdijshëm me opinionin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button