Teoria më intriguese e vitit 2015

Njerëzit do të mund të iknin nga vrimat e zeza, në vend se të bllokoheshin në to, u tha sipas një teorie të Stephen Hawking.

Udhëtuesit e pafat në hapësirë nuk do të ishin në gjendje më të ktheheshin në universin tonë nëse do të hynin në njërën nga vrimat e zeza, tha ai.

Por, ata do të ishin në gjendje që të ‘iknin’ diku tjetër, kishte thënë Hawking në një konferencë në Stokholm.

Vrimat e zeza nuk janë në fakt aq të zeza sa e mendojnë njerëzit, dhe ato mund të jenë një rrugë për në universe të tjera, transmeton lajmi.net.

“Ekzistenca e historive alternative me vrima të zeza sugjeron se kjo mund të jetë e mundur”, kishte thënë Hawking, sipas një raporti nga Universiteti i Stokholmit.

“Vrima do të ishte e madhe dhe nëse do të rrotullohej, ajo do të mund të ishte një derë për në një tjetër univers. Por, ju nuk do të mund të ktheheshit më në universin tonë. Edhe pse jam një adhurues i fluturimeve në hapësirë, nuk do ta provoj këtë”, kishte thënë ai.

Teoria e Hawking u bë një teori shumë e rëndësishme e këtij viti, pasi që përmes kësaj teorie ai u përpoq që të zgjidhte dilemat mbi atë se çfarë ndodh nëse në njeri hyn në një vrimë të zezë, përtej horizontit, aty ku edhe drita nuk mund të kthehet më.

Shkencëtarët besojnë se kjo teori është mjaft e kapshme dhe se mund të jetë zgjidhja e një dileme të madhe që i ka preokupuar shkencëtarët qe një kohë të gjatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button