Ministri Izairi dhe Bekim Murati të gatshëm për të siguruar ambient më të mirë jetësor

Ministri Izairi bashkë me kryetarin e komunës së Sarajit Bekim Murati inspektuan punën përfundimtare në terren  të projektit  “Ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave të zeza në Gllumovë – Shishevë”, dhe shprehen të gatshëm që në këtë komunë në vazhdimësi të ndërtohen projekte që do të kontribuojnë për një ambient më të mirë jetësor.

“Në Saraj jemi në realizim të sipër të shumë projekteve, ashtu siç është edhe ky që sot kemi ardhur ta inspektojmë fazën përfundimtare, një projekt i cili kap vlerën prej 44 milion denarë, ku njëherit është shpëtim për këtë problematikë disa vjeçare”, deklaroi ministri Nurhan Izairi.

“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për komunën tonë, për disa ditë i njëjti projekt përfundon dhe do të fillojë me punë, si një ndër projektet e mëdha që është ndërtuar në komunën e Sarajit”, theksoi kryetari i Komunës së Sarajit, Bekim Murati.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button