VMRO-DPMNE dhe BDI, votouan ligjin për media

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sonte në kuadër të seancës së 72-të, me 61 vota “për” e miratoi Propozim ligjin e plotësuar për mediume në lexim të dytë. Ligji për media u vota vetëm nga shumica parlamentare e VMRO-DPNE-së dhe BDI-së, pa prezencën e deputetët e opozitës.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Ivo Ivanovski në elaborimin e Propozim ligjit të plotësuar për media tha se menjëherë në seancën e parë qeveritare, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë do t’i parashtrojë propozim amendamentet e ligjeve për media dhe për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, siç kanë arritur marrëveshje me Shoqatën e gazetarëve të Maqedonisë.

“Të mos ketë dilemë kur do të jetë kjo, kjo do të bëhet në seancën e parë qeveritare. Në Ligjin për media sipas asaj që është arritur marrëveshje me përfaqësuesit e SHGM-së, tërësisht do të përjashtohen publikimet elektronike, portalet elektronike. Për mediat e shtypura do të mbetet vetëm obligimi për impresum dhe obligimi për transparencë në punë dhe ai që ka të bëjë me mbrojtjen e personave të mitur nga përmbajtjet pornografike”, tha Ivanovski.

Në mënyrë shtesë, tha ai, do të vazhdojmë të diskutojmë gjatë gjashtë muajve të ardhshëm për RTVM-në. Paraprakisht, deputetët e miratuan Propozim-ligjin e plotësuar për shërbime mediale audio dhe audiovizuale.  

Lajme të ngjashme

Back to top button