Gruaja e al-Beltagit pohon se policia ia hoqën shaminë

Gruaja e udhëheqësit të ndaluar të Vëllezërve Musliman Muhamed el-Beltagi ka akuzuar policinë egjiptiane për sulm ndaj saj gjatë vizitës që i ka bërë burrit të saj në burgun Tora të Kajros, akuzë kjo e mohuar nga zyrtarët e sigurisë.

Sana Abdel-Xhawad i tha agjencisë Anadolu se rojet e burgut e kishin sulmuar dhe ia kanë hequr shaminë asaj pas një grindje verbale mbi rregullat e reja që qeverisin vizitat e burgut.

“Ne kemi qenë të penguar ta vizitojmë atë për më shumë se një javë,” tha Abdel Xhawad. “Ne jemi rreshtuar jashtë burgut çdo ditë për më shumë se dhjetë orë, por pa dobi, deri sa kemi mësuar se ai është në grevë urie, kur për habinë tonë, më në fund na lejuan të hyjmë”.

Të hënën, al-Beltagi dhe udhëheqës të tjerë të Vëllezërve shpallën grevë urie për të protestuar kundër keqtrajtimit nga autoritetet egjiptiane të burgut, transmeton Mesazhi.

Të burgosurit përmenden një sistem të ri për vizita familjare që vetëm i lejon ata të shihen përmes një kabine me xham dhe lejohet të bisedojnë vetëm me telefon në vend të takimeve ballë për ballë.

“Ne ishim të befasuar nga sistemi i ri, kështu që na u refuzuan vizitat,” tha Abdel Xhawad. “ Burri im më tha se ai ishte në grevë urie për shkak të trajtimit të keq në burg, ku ai është duke u mbajtur i izoluar nga të tjerët.”

Abdel- Xhawad shtoi se al-Beltagi gjithashtu ishte ankuar se në qelinë e tij mungonte krejtësisht ventilimi. “Kur e lashë, unë kam qenë në gjendje shoku, ne u bërtisnim zyrtarëve të sigurisë kundër padrejtësisë dhe për keqtrajtim të burrit tim,” tha ajo. “Por ata me dhunë na vendosën në një dhomë duke më kërcënuar se do ma marrin djalin tim, Anasin.”

“Kur kam refuzuar ta lë djalin, një oficere më erdhi, më sulmoi dhe më hoqi shaminë time në prani të zyratarëve të lartë të sigurisë, duke përfshirë edhe drejtorin e burgut,” shtoi ajo. “ Ajo filloi të më rrihte që të më detyronte ta leja djalin tim, por unë kam rezistuar.”

Abdel-Xhawad tha se ajo ishte mbajtur në atë dhomë dy orë derisa kishte ardhur një zyrtar i sigurisë e kishte abuzuar verbalisht dhe e kishte detyruar të nënshkruaj një deklaratë se ajo i kishte sulmuar rojet.

Nënë e bir, në pranga, u dërguan pastaj në rajonin e policisë, ku ishin mbajtur për tri orë përpara se prokurorët e lëshuan me kusht.

Abdel-Xhawad dhe Anasi u lëshuan të martën vonë me kusht që të paguajnë 5.000 funta egjiptiane (rreth 715dollarë) dhe në pritje të hetimeve për akuza ndaj sulmit.

Një zyrtarë i sigurimit, megjithatë hodhi poshtë pohimet se Abdel-Xhawad ka dashur të sulmojë rojet dhe se u përpoqë të nxisë protesta brenda burgut.

“Ajo e pranoi vizitën nëpërmjet kabinave me xham, të cilat janë miratuar për vizita në burgun Al-Aqrab,” tha zyrtari, i cili kërkoi të mbetet anonim.

Lajme të ngjashme

Back to top button