VMRO-DPMNE mund të organizojë protesta kundër Janevës?

Me urdhrin e prokurores speciale, Katica Janeva, me propozim të mbrojtjes së Zoran Verushevskit dhe të Gjorgi Llazarevskit, të akuzuar për “Puç“, që të dalin nga paraburgimin, ka nxitur reagim të ashpër nga ana e partisë në pushtet VMRO-DPMNE-së.

Analisti Aleksandar Pandov i cili ishte pjesë e shoqërisë civile për mbrojtjen e Maqedonisë (GDOM), thotë se është çështje kohe kur populli do t’i mblidhet ta rrëzojë Katica Janevën, njofton Portalb.

“Mendoj se ajo nuk e ka të qartë se popullit të Maqedonisë të Maqedonisë i ka ardhur te hunda edhe nga “bombat” edhe nga Verushevët dhe njerëzve si ato, është çështje kohe kur populli do t’i mblidhet përpara Prokurorisë së saj Speciale, dhe atyre t’u jep përgjigje se pse nuk i kërkon ato 600.000 bisedat nga LSDM, përpara se t’i jep të drejt vetes që ta lirojë Verushevski”, tha Pandov.

Dy ditë para kësaj deklarate anëtari i komitetit qendror të VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, tha që VMRO-DPMNE nuk beson më në pavarësinë e Janevës dhe se VMRO-DPMNE shprehë rezervë serioze drejt secilit hap të cilin do ta merr Janeva në të ardhmen. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button