Xhelili: Ligji i ri për media çon në diktaturë

Me ligjin e ri për media do të kemi kontroll dhe diktaturë në vend, kështu e vlerësoi deputeti i RDK-së, Naxhi Xhelili,iniciativën e qeverisë për të miratuar këto ligje.

“Para disa javëve nga zyrtar të lartë të asaj partie dëgjuam se nuk do të përkrahin ligjet për mediat, ndërsa sot në procedurë parlamentare vërtetojnë të kundërtën.  Nuk ka dilemë se BDI-ja ka vendosur që me paratë e taksapaguesve shqiptarë të ndaj mjete të majme, për gazetarë të tipit të Milenkos, Llatasit  dhe Mirka Velinovskës të cilët tani do të kenë mundësi 24 orë të shajnë, të bombardojnë opinionin me atë se sa janë të rrezikshëm shqiptarët për këtë shtet”, tha Naxhi Xhelili, RDK.

Lajme të ngjashme

Back to top button