Defekti në sistemin e kontrollit bllokon pikën kufitare “Bllacë”
Defekti në sistemin e kontrollit të pasagjerëve dhe makinave në pikën kufitare “Bllacë”, ka pezulluar përkohësisht trafikun e mjeteve transportuese.
Autoritetet informojnë se nga ora 14 e 30 trafiku i mjeteve transportuese është plotësisht i ndërprerë deri në rregullimin e defektit.
Në pikat e tjera kufitare nuk ka probleme në hyrje-daljet për pasagjerët dhe mjetet.
Ndërkohë, autoritetet apelojnë për kujdes gjatë udhëtimit në akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Koçan-Dellçevë dhe Berovë-Vinicë.
Në këto akse është i mundur shembja e gurëve dhe rrezikimi i trafikut.