Pronari vret veten pasi shembet miniera në Kinë

Pronari i një miniere gipsi në Kinë vrau veten pasi miniera u shemb, duke zënë 17 minatorë brenda të cilët kanë qenë të bllokuar për dy ditë në minierë.

Ekipet e shpëtimit ende po bëjnë përpjekje për të shpëtuar minatorët, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Një person vdiq dhe katër të tjerë i shpëtuan për mrekulli shembjes së minierës. Ndërkohë pjesa tjetër ka mbetur brenda.

Ma Cangbo, pronar i kompanisë Yurong, u vetëvra duke u mbytur në një pus të minierës.

Motivi mbetet i paqartë, por shkak mund të jetë forcimi i masave ndëshkimore për punëdhënësit që neglizhojnë sigurinë e punëtorëve.

Kina ka një histori të gjatë të aksidenteve industriale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button