BDI-ja do votojë ligjin për media

Lidhur me diskutimin për ligjin për media në Parlament, deputetja e BDI-së, Suzana Saliu, ka theksuar se, kjo parti gjatë gjithë kohës është përpjekur qe te kontribuoj për te përmirësuar hapësirën dhe lirinë informative në vendin tonë për te mundësuar qe media te kryej detyrat e saja lirshëm e pavarur dhe sa më objektive.  “Mirëpo jo përherë ja kemi dal për ketë”, thotë Suzana Saliu.

“Sot ne po ju njoftojmë se do te votojmë pro miratimit te këtyre  dy ligjeve te cilët kanë për qellim te rregullojnë hapësirën dhe tregun mediatik ne Maqedoni”, thotë Suzana Saliu.

Ajo thotë, “ne do te votojmë pro këtyre ligjeve tërësisht te vetëdijshëm se “Kultura  Mdiatike” tash me është kriter i ri politik te cilin na e ka vendosur Komisioni evropian dhe ne shpresojmë se miratimin e këtyre ligjeve do te kontribuojmë në ndërtimin e kësaj kulture politike”.

“Ne sot gjithashtu do te votojmë ne shenje mirëbesimi për dialogun qe zhvilloi Qeveria me shoqatën e gazetareve te Maqedonisë ne shenje mirëbesimi ndaj mbështetjes së këtij procesi  që i dhanë partneret tanë ndërkombëtar, SHBA, UE, OSBE e më së shumti në shenje mirëbesimi se po sjellim një ligj komfor standardeve evropiane për hapësirën mediatike”, thotë deputetja e BDI-së, Suzana Saliu.

Lajme të ngjashme

Back to top button