Kryetari i Dibrës, Ruzhdi Lata nuk është i kënaqur me vitin që lëmë pas

Në seancën e sotme të fundit për këtë vit kalendarik, Këshilli komunal i Dibrës e miratoi buxhetin e komunës për vitin e ardhshëm i cili do të ketë vlerën prej 257.261 denarë që është për dy përqind më shumë nga buxheti i këtij viti.

 Përqindja më e madhe e të ardhurave janë donacione në vlerë prej 146.861.00 denarë si dhe të ardhurat e tatimit në vlerë prej 47 milion denarë. Në pjesën e të ardhurave  hyjnë edhe mjetet financiare për tre shkollat e vendit ku janë planifikuar mjete në lartësi prej 144.719.000 denarë.

Në seancë u miratua edhe programi për ndërtim, rikonstruim, rehabilitim dhe mbrojtje të rrugëve lokale  ku janë planifikuar të shpenzohen mjete në vlerë prej 59 milion denarë.

Kryetari i komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata duke u falënderuar këshilltarëve komunal për bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen aktive të punës së Këshillit u dëshiroi vit të mbarë dhe të begatshëm si dhe vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellë për ardhmëri më të mirë në komunë së bashku me qytetarët dibran.

 “Ne nuk mund të jemi të kënaqur më punët e këtij viti, por shpresoj se viti 2014 do të jetë më i frytshëm nga ky vit që lamë pas. D të punojmë maksimalisht që qytetarët tanë të kenë kushte të mira , qoftë ato që jetojnë në qytet apo në fshat”, theksoi Lata.

Në fund Lata premtoi edhe fillim të shumë projekteve në sfera të ndryshme  dobi të komunës së Dibrës.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button