Ngjarjet më të bujshme të showbiz-it për 2015, viti i ndarjeve dhe sherreve

2015-ta ka qenë një vit “i mbarë” për showbiz-in shqiptar. Ju risjellim ngjarjet të cilat kanë shënjuar 2015-ën, të paktën për showbiz-in.

Martesat

SINAN HOXHA

Dasma e këngëtarit tironc me vajzën nga Kumanova do të mbahet mend gjatë. Ceremonia e martesës së Sinanit dhe Andrrës bëri bashkë disa nga emrat më të spikatur të shoëbiz-it. E vështirë të harrohet marrja e nuses me helikopter.

Sinani-Andra
Sinani-Andra

ANJEZA SHAHINI

Edhe këngëtarja e mirënjohur i dha fund beqarisë. Dasma e saj me diplomatin anglez, u zhvillua në Toskana të Italisë. Anjeza do të mbetet në memorien tonë si një nuse e thjeshtë, por gjithsesi e mrekullueshme, si një princeshë.

Anjeza Shahini
Anjeza Shahini

VESA LUMA & BIG BASTA

Saranda ishte qyteti i përzgjedhur nga Vesa dhe Big Basta për të bërë ceremoninë e tyre. Këngëtarja kosovare do të mbahet mend si nusja ekstravagante që zgjodhi një fustan ndryshe nga ai klasiku. Natyrisht që, nuk ka se si të mos përmendet edhe kënga e dashurisë që Big Basta i këndoi bashkëshortes së tij.

Vesa Luma dhe Big Basta
Vesa Luma dhe Big Basta

Ndarjet

SONI MALAJ

Soni do të vihej në qendër të vëmendjes teksa nisi të përflitej si një thashethem. Megjithatë, asnjëri nga palët nuk e mohoi lajmin e ndarjes. Më tej Soni vijoi pjesëmarrjen në emisionin “Një javë”, duke lënë pas divorcin me Mirkon.

Soni Malaj dhe Mirko
Soni Malaj dhe Mirko ndahen

AURELA HOXHA

Lajmin për divorcin do ta jepte vetë ish-bashkëshorti i saj. Në media ai foli se Aurela e kishte dëmtuar moralisht dhe se nuk kishte ndërmend për një rikthim. Megjithatë, vetë shoëgirl-i u shpreh se nuk ndikohet nga fjalët negative dhe se ndihet e plotësuar me jetën e saj.

Aurela Hoxha
Aurela Hoxha

FLORIANA GARO

Lidhja e tyre dukej përrallore. Ai një biznesmen i suksesshëm, ajo një moderatore e adhuruar, por gjithçka ndryshoi shumë shpejt. Floriana dhe Tedi i dhanë fund lidhjes rreth një muaj më parë, duke mos dhënë shumë detaje. Ditët e fundit ishte moderatorja ajo që rrëfeu se kishte derdhur shumë lot për ish-të dashurin e saj.

Floriana Garo është zgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në “Miss World 2012?
Floriana Garo

ROVENA DILO

Pas 10 vitesh martesë, Rovena dhe Florian Riza deklaruan ndarjen e tyre. Por, si edhe në rastet e tjera, asnjë nga të dy nuk pranuan të bënin publike arsyet. Ndërkohë, Rovena vijoi krejt normalisht pjesëmarrjen e saj në “Dancing With The Stars”, ndoshta si një mënyrë për të kapërcyer më thjesht këtë divorc.

Rovena Dilo
Rovena Dilo

Sherret

FJOLLA MORINA

Konflikti që degjeneroi në dhunë, me ish-partnerin e saj, u shndërrua në lajmin e javës. “Bluetooth”-i ishte ai që zbuloi sherrin mes Fjollës dhe Flamurit, i cili e kishte goditur se nuk kishte dashur që këngëtarja të sillte në jetë vajzën e tyre.

Fjolla Morina
Fjolla Morina

FLORI & STINE

Dy këngëtarët venitën zhurmën mediatike të “Këngës Magjike”, duke bërë që mediat të fokusohen te sherri mes tyre. Versioni i Florit ishte se Stine e ka goditur për shkak të xhelozisë, por një fakt i tillë u mohua nga pala tjetër. Megjithatë, fotoja e Florit i gjakosur u shndërruar në një hit në rrjetet sociale.

Stine dhe Flori Mumajesi
Stine dhe Flori Mumajesi

LAERT VASILI & GERT FERRA

Pak javë më parë, “Bluetooth”-i do të sillte një sherr mes dy aktorëve. Me aq sa kishim mundësi të mësonin, Laerti dhe Gerti janë zënë në ambientet e një lokali, për një femër. Edhe pse palët nuk pranuan të flisnin mbi ngjarjen, dëshmitarët thanë se pati një dhunë të ashpër mes tyre.

LAERT VASILI & GERT FERRA
LAERT VASILI & GERT FERRA

RONELA HAJATI & SAMANTA KARAVELLA

Ato ishin mikesha të ngushta dhe kudo i shihje së bashku, derisa një ditë diçka ndodhi dhe dy këngëtaret u kthyen në armike. Ronela, por edhe Samanta, deklaruan se nuk ishin më mikesha. Arsyeja u tha se ishte Skivi, edhe pse gjithçka mbeti në kuadër të një thashethemi.

RONELA HAJATI & SAMANTA KARAVELLA
RONELA HAJATI & SAMANTA KARAVELLA

Lindjet

ARBANA OSMANI

Moderatorja e mirënjohur shijoi për herë të parë mëmësinë teksa përgjatë 2015-ës u bë nënë e një djali. Që nga ai moment, Arbana dhe Joni janë bërë të pandarë nga njëri-tjetri, edhe pse publiku nuk e ka njohur ende publikisht vogëlushin.

Arbana Osmani
Arbana Osmani

NORA ISTREFI

Askush nuk e kuptoi shtatzëninë e Norës teksa për javë me radhë kërcente në “Dance With Me”. Nora është tashmë nëna e Rennes, që është po aq mediatike sa edhe mamaja e saj.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha
Nora Istrefi dhe Robert Berisha

XHEMI SHEHU

Edhe prezantuesja e “Portokallisë” do të shkëputej për një sezon nga skena, për të sjellë në jetë djalin e saj të dytë, Gabriel. Familja e saj, krahas Martinit, djalit të madh, u shtua edhe me vogëlushin tjetër, që për Xhemin është një dashuri më vete.

Xhemi Shehu për herë të dytë nënë e një djali, lindi Gabriel
Xhemi Shehu për herë të dytë nënë e një djali, lindi Gabriel

ARGJENTINA RAMOSAJ

Lajmi se këngëtarja ishte shtatzënë u mor vesh vetëm në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Por që atëherë, Argjentina na ka prezantuar edhe me vogëlushin e saj, i cili është, pa dyshim, një vogëlush i adhurueshëm dhe që ngjason së tepërmi me mamanë e tij.

Argjentina Ramosaj
Argjentina Ramosaj

ILVA TARE & EDUART SELAMI

Ishte vetë moderatorja ajo që i uroi mirëseardhjen në jetë vajzës Melody. Deputeti i Partisë Demokratike dhe gazetarja e mirënjohur u bënë prindër të një vajze në fillim të korrikut. RUDINA MAGJISTARI Edhe ikona e televizioneve tona, Rudina Magjistari u bë nënë për herë të parë në 2015-ën. Mia ishte vogëlushja që i ndryshoi jetën moderatores dhe partnerit të saj, Xhavit Bajramit. Por për publikun mbetet ende një mister imazhi i Mias së vogël.

ILVA TARE & EDUART SELAMI
ILVA TARE & EDUART SELAMI

Gazeta Shqiptare/BalkanWeb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button