Tribunë në USHT, institucionet duhet ta luftojnë dhunën pa dallime

Në Fakultetin Juridik pranë USHT-së në Tetovë sot u mbajt Tribunë shkencore kundër dhunës dhe për paqe e bashkëjetesë në Republikën e Maqedonisë.

Në këtë tribunë, pikëpamjet e tyre kundër dhunës në shoqëri i prezantuan, zëvendësministri i Punëve të Brendshme i RM-së, Zemri Qamili,  përfaqësuesja e Avokatit të Popullit, kryetari i Gjykatës së Apelit në Gostivar, Prokuroi publik në Prokurorinë Publike në RM, Naser Hajdari dhe disa profesorë universitarë.

Lufta kundër dhunës dhe bashkëjetesa në shoqëri u konsiderua si një parametër i domosdoshëm në diskutimet pjesëmarrësve në Tribunën e sotme në USHT. Shtruar nga këndvështrimet e tyre ndarja në baza etnike është pasojë politikës ditore. Të gjithë potencojnë nevojën e një angazhimi më të madh institucional duke mos e parë dhunën si pasojë e ndasive nacionale.

Zëvendësministri për punë të brendëshme Zemri Qamili, tha se të gjitha rastet e dhunë mund të zgjidhen duke mos i prejudikuar ato në aspektin etnik. Në një rezyme të tij, Zemri Qamili, tha se ka pasur 60 raste të dhunës, kryesisht rrahje në mes nxënësve dhe pjesa më e madhe e këtyre rrahjeve ka ndodhur në shkollat fillore. Qmili thotë se në rastet e dhunës nuk duhet të përcaktojmë shkaktarin dhe viktimën sepse të gjithë janë nxënës.

Përfaqësuesja e Avokatit të Popullit Irina Stankovic, tha se, janë të angazhuar kundër dhunës në dobi të bashkëjetesës. Ajo tha se i vizitojnë të gjitha institucionet në mënyrë që të mund të ndikojnë në bashkëjetesën në shoqëri.

Rizvan Sulejmani, theksoi se me rëndësi është që të kuptohet se çka do të thotë liri dhe siguri. “Po ti kthehemi të kaluarës së USHT-së, moslejimi i këtij institucioni, konsiderohej si siguri dhe jo si një e drejtë dhe liri. Marrëveshja e Ohrit është një e drejtë e cila kontribuon në bashkëjetesën, por akoma nuk mund të implementohet”, tha Rizvan Sulejmani. 

Dekan i fakultetit Juridik  në universitetin Kirili  dhe Metodi Borçe Davidkovski  tha se ne duhet që ti shikojmë gjërat ndryshe, për shembull ajri i ndotur është edhe në Shkup  ne tash duhet që ta ndajmë  në baza etnike, jo duhet që ti shikojmë gjërat e përbashkëta, e ata që duhet të rregullojnë këtë është janë institucionet e shtetit.

     

Lajme të ngjashme

Back to top button