Zaev: Nuk jemi kundër zgjedhjeve, të pastrohet lista

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev për Alsat ka deklaruar se partia e tij nuk i ik zgjedhjeve të parakohshme të 24 prillit, pasi mbajtjen e tyre e ka kërkuar vetë ajo. Zaev kërkon plotësimin e të gjitha parakushteve, pastrimin e listës zgjedhore në afatin e përcaktuar ligjor , përmbylljen e bisedimeve të grupeve të punës për reformat në media dhe çështjeve të tjera të hapura 100 ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve.

“Le të japë dikush përgjigje nëse ekziston kohë e përshtatshme, siç parashihet me ligj që Maqedonisë të mund t’ia kumtojmë listën e vërtetë të zgjedhësve. Unë dua ta shoh politikanin i cili do të shpjegojë se ne do të hyjmë në zgjedhje me 1 milion e 780.000 votues, kur ne e dimë se kemi popullsi totale më pak se 1milion e 600,000. Kjo absolutisht është e pamundur “, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Regjistrimet e bisedave të përgjuara Zaev tha se do t’ia dorëzojë Prokurores Speciale, Katica Janeva atëherë kur për to do të krijohen kushtet e nevojshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button