Thuaj jo fishekzjarrëve!

Si afrohet festa e Vitit të Ri, frekuenca e zhurmës nga përdorimi i fishekzjarrëve shtohet ne intensitet. Ne nënqiellin tone mosha e përdoruesve sillet prej fëmijëve të vegjël e deri te ato në moshë. Dëshira dhe motivi i këtij fenomeni është i pakuptimtë për mua që d.m.th. kam qenë jam dhe do jem kundër që ndërrimi i motmoteve të festohet në këtë mënyrë, sidomos prej kur ushtroj profesionin e mjekut.

Nuk ka kujdestari të Vitit ë Ri që mos ketë raste lëndimi nga fishekzjarrët, duke nisur nga djegie të lëkurës të gishtave dhe pëllëmbës, humbja e një apo më shumë gishtave dhe interesant, në shumicën e rasteve lëndime të syrit dhe pjesëve ndihmëse të saj, si djegie të vetullave, të kapakëve, qerpikëve dhe më fatalet, pjesës të përparme të syrit me ngulitje të trupave të imtë metalik në kornenë e syrit dhe depërtimi i tyre deri në pjesën e retinës duke shkaktuar verbërim të përhershëm.

Apeloj, si prind dhe mjek, fëmijë tuaj argëtoni ndryshe, zhvilloni imagjinatën e tyre në drejtim tjetër se edhe ato një ditë do të bëhen prindër dhe do përcjellin të gjitha vetitë pozitive dhe negative.

Sidoqoftë, urime Viti i Ri 2016 duke ju uruar një vit të mbarë dhe të suksesshëm, me dëshirë për shumë shëndet dhe lumturi në familje e suksese në punë.

Mos harro – thuaj jo fishekzjarrëve !!!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button