Shkupi, një qytet dy realitete

Dy realitete në qytetin e Shkupit në prag të fundvitit. Një pjesë e qytetit  ndritshme, e zbukuruar, me atmosferë të hareshme. Në secilin kënd mund të ndjehet fryma festive, që ofron ngrohtësi në temperatura shumë të ulta dimri.  Ndërsa pjesa tjetër e qytetit,e errët, me rrugë të boshatisura, atmosferë e ftohtë. Si dekor shërben vetëm ndriçimi rrugor, si në çdo muaj tjetër të vitit, që nuk të lë të kuptosh se bëhet fjalë për muajin dhjetor, muajin e festave. Tek-tuk është vendosur ndonjë dekor modest, shumica e të cilave, janë të shoqëruara me defekte, raporton televizioni SHENJA.

“Bukur është, ky është një rikujtim i festës që do ta festojmë. Le të kujtohemi se është festë. Patjetër për festë shtetërore të jenë rrugët e zbukuruara.”, shtoi një qytetarë tjetër.

“Unë mendoj se dritat i japin sharm kësaj feste, kisha pasur dëshirë që edhe nga ana jonë të jetë e zbukuruar kështu, që ne mos të vijmë deri këtu për të parë këtë atmosferë të bukur.”, tha një qytetarë.

Për pritjen dhe festimin e  festave të fundvitit, Qyteti i Shkupit ka ndarë mbi 150 mijë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button