Spiderman, Batman dhe Superman vizituan pacientët e vegjël të Klinikës për sëmundje të fëmijëve (Foto)
Superheronjtë Spiderman, Batman dhe Superman, të shoqëruar nga Baba Dimri, dje u lëshuan me litar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve, për të vizituar pacientët e vegjël, transmeton Portalb.mk.
Bëhet fjalë iniciativë të vullnetarëve të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, të cilët pacientëve të vegjël u dhuruan buzëqeshje dhe pako për festat e fundvitit.
Ky aksion ndodh për herë të katërt dhe është aktivitet tradicional i Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit.