Vetëvendosje: Do të mbajmë protesta deri në rrëzimin e qeverisë

Lëvizja Vetëvendosje! ka ripërsëritur se projekti i krijimit të ‘zajednicës’ ka rënë poshtë dhe ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë së Kosovës, në të kundërtën ata do të vazhdojnë me protesta deri në rrëzimin e Qeverisë.

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje!, Driton Çaushi, në një konferencë për media ka thënë se kanë kaluar katër muaj që nga koha kur është nënshkruar marrëveshja e Asociacionit dhe gjatë gjithë kësaj kohe policia ka shtuar një dhunë të paparë ndaj aktivistëve të Vetëvendosje!-s me qëllimin e vetëm, shtypjen e zërit që kundërshton Qeverinë.

Ai theksoi se Qeveria gjatë këtyre katër muajve krijoi një kaos, për shkak të kokëfortësisë dhe arrogancës së kësaj qeverie për të mos u tërhequr nga këto marrëveshje.

“Sot jemi tri ditë pas vendimit të gjykatës Kushtetuese e cila hodhi poshtë dhe argumentoi gjitha ato që i kemi thënë për këto katër muaj. Gjithashtu shumë kohë ka kaluar edhe nga koha kur ne po kundërshtojmë këto marrëveshje, pas gjithë kësaj tash Gjykata Kushtetuese gjeti shkelje të mbi 20 neneve dhe e hodhi poshtë marrëveshjen e 19 prillit 2013”, tha ai.

Çaushi tha thënë se ajo çfarë shohin edhe pas disa ditëve pas vendimit të gjykatës, është që Qeveri mundohet të shfaq një gjendje të normalitetit gjoja se asgjë s’ka ndodh.

“Ne sot i kujtojmë Qeverisë që projekti i ‘zajednicës’ ka rënë poshtë dhe se qytetarët e Kosovës e presin vetëm një gjë, dorëheqjen e Qeverisë. Ndryshe, ne do të mbajmë protesta deri në rrëzimin e qeverisë”, tha ai.

Sipas tij, çdo përpjekje për të mos u përballur me përgjegjësinë do të çojë në eskalim të situatës, deri në rrëzimin e qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button