Në Deçan u mbajt marsh paqësor me moton “Stop vrasjeve”

Mijëra qytetarë të Deçanit kanë marrë pjesë të premten në marshin paqësorë “Stop vrasjeve”.

Ky marsh u mbajt pas rasteve të fundit të dy vrasjeve: 24 vjeçares, Donjeta Pajazitaj, nga Strellci i Ulët dhe 9 vjeçarit, Ylber Malaj, nga Strellci i Epërm.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj, nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shkruar se këto dy vrasje le të mbahen mend si të fundit në këtë vend.

“Mijëra qytetarë në Marshin Paqësor në Deçan, ‘Stop vrasjeve’. Deçani kishte armë për lirinë e Kosovës, ne nuk duhet të kemi plumba e armë për njeri-tjetrin! Le të mbahen mend këto dy vrasje si të fundit në këtë vend!

Deçani është dhe do të mbetet vend i traditës e i vlerave njerëzore e kombëtare! Donjeta e Ylberi u prefshin në paqe! Deçani solidarizohet me dhembjet e familjeve Pajazitaj e Malaj”, ka shkruar Selmanaj.

Rikujtojmë se Donjeta Pajazitaj ishte zhdukur në muajin nëntor ndërkohë që trupi i saj i pajetë u gjend javën e kaluar në bjeshkët e Strellcit, kurse Ylber Malaj u vra dy ditë më parë në sheshin “Ismet Ukaj” të fshatit Strellc i Epërm në Deçan nga të shtënat me armë zjarri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button