Zyberi: Shtyrja e zgjedhjeve me pasoja për vendin

Shtyrja e mundshme e afatit të zgjedhjeve të prillit të paraparë në Marrëveshjen e Përzhinos, do t’i sillte vendit pasoja të mëdha si në plan të brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Por momenti vendimtar nëse mund  të shtyhen zgjedhjet do të jetë dorëheqja e kryeministrit Gruevski në afatin e paraparë.

Kështu vlerëson analisti politik Naser Zyberi, për RTVM2, lidhur me mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Gjithashtu një situatë e tillë do ta rëndonte edhe më tepër procesin eurointegrues, i cili kryekëput është i ndërlidhur me implementimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinos, thekson Zyberi.

“Ata e kushtëzuan çështjen e rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarësim në BE me suksesin e implementimit të marrëveshjes së Përzhinos dhe mbajtjes së zgjedhjeve më 24 prill. Nëse kjo nuk bëhet kuptohet se raporti I KE-së do të jetë negative dhe Maqedonisë I ekspozohet rrezikut për t’ju marrë rekomandimi për fillimin e negociatave dhe të kthehet një hap prapa në statusin e saj në raport me procesin eurointegrues”, tha Naser Zyberi, analist politik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button