Maqedoni, taksa të larta, të ardhura të ulta, banorët mezi ia dalin

familjet e varfraSipas Entit Shtetëror për Statistika, 22.1% e popullatës jetoi në varfëri në vitin 2014, respektivisht 457 200 qytetarë, edhe atë:
51.1% e familjeve me dy a më shumë fëmijë;
25% e familjeve me dy fëmijë;
17% e familjeve me një fëmijë.
Qytetarët deklarojnë për Portalb se të ardhurat nuk u mjaftojnë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet dhe vazhdimisht kanë problem me pagimin e taksave.

“Jetoj me djalin, i cili ka tre fëmijë (të mitur). Ai mirret me bujqësi, por vetëm në verë ka punë. Ashtuqë në dimër i shftytëzon ata para që ka fituar gjatë verës. Ndonjëherë kur ka para i paguan të gjitha taksat. Por ndodh shpesh që nuk arrin t’i paguajë taksat, sidomos atë të rrymës. Shpesh mblidhen shumë taksa pa paguar.” -deklaroi një 72 vjeçare nga fshati Hasanbeg, i Shkupit.

“Po, ndodh që nuk arrij t’i paguaj të gjitha faturat. Nga të gjitha rryma është më shtrenjtë; Thënë të vërtetën u bë një vit që nuk e kam paguar fare. Bashkëshorti tashmë 14 vjet punon në Zvicër dhe rregullisht më dërgon para, gjithsesi nuk po mjaftojnë. Ka shumë harxhime. Dy vajza i kam në studime, tjetrën në shkollë fillore.”-tha një 42 vjeçare nga fshati Haraçinë, Shkup.

“Nuk arrij t’i paguajë faturat me rregull, për arsye se punoj si shitës në treg dhe ato para që i fitoj më duhet t’i menaxhoj përveç tjerash edhe me dy fëmijët në studime dhe vajzën e vogël në shkollë fillore. Më ka ndodhur disa herë që nuk kam mundur t’i paguaj faturat për aq kohë sa kanë kaluar në noter a në gjyq. Pastaj është dashur t’i paguajë jo vetëm faturat, por edhe harxhimet e noterit apo gjyqit, si dhe kamatën.”- tha një 43 vjeçar nga Kumanova, “Kjo më ka shkaktuar vështirësi në sigurimin e të mirave të tjera të nevojshme.”

 “Ka një vit që kur nuk e kemi paguar rrymën. Ujin po e paguajmë me këste çdo muaj. Është shumë vështirë: Nuk ka para. Bashkëshorti punon në ndërtimtari, por gjatë dimrit nuk ka punë. Marrim ndihmë sociale prej 3300 den, por çfarë të bëjmë me vetëm kaq para?!”-u shpreh një 41 vjeçare, nga Kumanova, 2 fëmijët e së cilës janë nxënës në shkollë fillore dhe 1 tjetër në shkollë të mesme.

taksa

 

Ndryshe, sipas Anketës mbi të ardhurat dhe kushtet e jetës (për vitin 2013), numri i qytetarëve që kishin problem me pagesën e së paku një takse ishte 831 200, ose 40,3%./Portalb.mk

 

 

LEXO: Banorët e Pollogut, më të varfrit në Maqedoni

LEXO: Maqedoni, shumë pak lexojmë, jemi ngujuar në sferën e rrjeteve sociale

LEXO: Mbi-gjumësia ka kapluar banorët e Maqedonisë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button