Erdogan e bind një qytetar të heqë dorë nga vetëvrasja (Video)

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, mundësoi që një person të hiqte dorë nga akti i vetëvrasjes pasi po tentonte të hidhej nga ura e Bosforit në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet presidenciale mësohet se Erdogan ka ndaluar automjetin e tij zyrtar dhe ka mundësuar të pengojë këtë akt të vetëvrasjes.

Personi në fjalë pasi ka dëgjuar që Presidenti Erdogan është interesuar me këtë problem ai i ka dhënë fund aktit për tu hedhur nga ura dhe është afruar drejt automjetit zyrtar të Presidentit Erdogan.

Personi i cili ka deklaruar se ishte nga qyteti Siirt dhe se ishe në krizë për shkak të problemeve familjare, më pas ai ka falënderuar Presidentin Erdogan.

Ndër të tjera theksohet se Presidenti Erdogan pasi ka dëgjuar problemet e qytetarit ka dhënë udhëzimet ndaj autoriteteve që të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button