Komuna e Çairit: Stop për përdorimin e mjeteve piroteknike!

Stop për përdorimin e mjeteve piroteknike – “Lumturi dhe siguri në vitin 2016- në miqësi familjare dhe shoqërore“
Me simulim se kanë marrë lëndime nga përdorimi i mjeteve piroteknike nga ana e volonterëve të Kryqit të Kuq në Qytetin e Shkupit dhe nxënësit e SHMGJ Cvetan Dimov që dje u mbajt në Komunën e Çairit, vazhdon kampanja për preventivë nga përdorimi i mjeteve piroteknike.

Në ngjarje u prezantua rreziku i përdorimit të mjeteve piroteknike dhe pasojat e saj, me qëllim të rinjve dhe prindërve të tyre t’ju tregohen rreziqet që mund të paraqiten si pasojë e përdorimit të tyre.
SPM përmes kampanjës “Lumturi dhe siguri në vitin 2016 – në miqësi familjare dhe shoqërore“ ka për qëllim të ngrit vetëdijen tek nxënësit dhe prindërit, por edhe më gjerë te bashkësia për zgjedhjen e mënyrës së sigurt për festimin e festave.

Në ngjarje ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Çairit Izet Mexhiti, i cili mes tjerash tha:
„Siguria e qytetarëve gjithmonë ka qenë prioritet, veçanërisht kur bëhet fjalë për personat e ri të cilët më së shpeshti janë viktimë e përdorimit të mjeteve piroteknike. Për ta ngritur vetëdijen nga rreziqet e mundshme të cilat ndonjëherë lënë pasoja të përhershme, japim përkrahje për iniciativa të këtilla, sepse vetëm përpjekjet e përbashkëta mund të sjellin rezultat. Në interes të të gjithë qytetarëve, apelojmë për sjellje dinjitoze gjatë periudhës së festave që vijojnë”.
Simulimi i lëndimeve të marra nga përdorimi i mjeteve piroteknike u mbajt në afërsi të objektit “VERO” në Komunën e Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button