Besimi-Jashari: Takim për reformat urgjente në gjyqësor

Në kuadër të aktiviteteve të parapara të Ministrisë së Drejtësisë, sot në hapësirat e kësaj ministrie u realizua takim në mes Ministrit të Drejtësisë Adnan Jashari dhe zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Fatmir Besimi.
Takimi u realizua me qëllim ndjekjen e mëtutjeshme të reformave urgjente, që janë në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë në pjesën e gjyqësisë, luftës kundër korrupsionit, lirisë së të shprehurit dhe mediat.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe Petar Anevski kryetar i Këshillit të Prokurorëve, Branko Ushkovski kryetari i Këshillit Gjyqësor,.Aneta Arnaudova drejtore e Akademisë për Gjykatës dhe Prokuror Publik dhe Goran Milenkov nga Komisioni shtetëror për ndalim të korrupsionit, të cilët janë edhe bartësit e institucioneve komptente për përmbushjen e detyrave në kornizën e reformave urgjente.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për të gjitha aktivitetet e ndërrmara kohëve të fundit, për realizimin e obligimeve që rrjedhin nga plani aksional dhe u diskutua për koordinim të mëtutjeshëm institucional, deri në përfundimin e kësaj faze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button