Shpejtësia e ka “vrarë” saktësinë e tekstit

[Recension: KUJDES: Është gjetur helm në një sirup për fëmijë]

“Shpejtësia vret” është sllogan i njohur nga rekomandimet për siguri në komunikacion, që përdoret edhe në fushatat kundër përdorimit të drogave, kur duhet të bëhet me dije iluzioni se shpejtësia mund ta zëvendësojë sigurinë dhe shëndetin.

Në rastin tonë, për nevojat e recensionit të kësaj përmbajtjeje mediatike, mund të themi se “shpejtësia” e ka vrarë saktësinë e këtij teksti gazetaresk.

Një ditë më vonë, institucionet zyrtare (Fakulteti i Farmacisë dhe Instituti për shëndet publik) njoftuan se kualiteti dhe siguria e barit nuk janë të dyshimta, ndërsа Agjencia për barna njoftoi se bari është tërhequr me kërkesë të prodhuesit si masë kujdesi pa zbulimit të grimcave të vogla plastike joinfektuese në pajisjet për paketimin e produktit, gjegjësisht të jashtme.

12252015-Faktor-SirupLinku deri te artikulli origjinal: KUJDES: Është gjetur helm në një sirup për fëmijë

Data dhe koha e publikimit: 23.12.2015

Data e recensionit: 25.12.2015

Recensues: Zoran Bojarovski

LAJM QË SHKAKTON PANIK

Çka na bëri që ta recensojmë këtë tekst? Shkaktoi panik te një pjesë e qytetarëve që e përdorin këtë bar, si për shembull, te lexuesja jonë që e rekomandoi këtë përmbajtje për recension. Mundeni vetëm ta paramendoni frikën e saj kur e ka lexuar këtë material. Veçanërisht kur e ka parë titullin, e para një jave ua ka dhënë këtë bar fëmijëve të saj.

A është futur ky tekst në lëkurën e atyre që kanë qenë të prekur me këtë publikim? Qartazi – jo!

Me këtë, jo vetëm që është shkelur autoriteti i medies dhe është dëmtuar besueshmëria e saj, por është shkelur edhe neni i parë i Kodit të gazetarëve e që është edhe parim themelor në gazetari – e vërteta, e vërteta dhe vetëm e vërteta. Ose, siç parasheh neni 1 i Kodit të gazetarëve:

Gazetari ka të drejtë për qasje të lirë deri te të gjitha burimet e informimit që janë me interes publik.

Gazetari duhet të botojë informata të sakta dhe të verifikuara dhe nuk do të fshehë të dhëna esenciale dhe nuk do të falsifikojë dokumente.

Në qoftë se informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet cekur dhe duhet botuar.

Saktësia e informatës duhet të vërtetohet sa më shumë që është e mundur.

Në tekst nuk është evidentuar asnjë burim. Gjysmëburimi i vetëm është se bari është tërhequr nga qarkullimi në Serbi dhe kjo ka mjaftuar që të përgatitet kjo përmbajtje shqetësuese me titull alarmant.

Ua përcjellim pjesën emotive të reagimit të bashkëqytetares sonë me propozimin e së cilës e recensojmë këtë përmbajtje. Pika në disa fjalë i zëvendësojnë termet të cilat i mbështet edhe autori i këtij recensioni:

“PËR SHKAK TË TITULLIT – DUHET NDONJË BU…LLAJE T’IA THEJ KOKËN TOR…AKE. E ta shoh se çka do të zgjedhë pastaj – më tepër klikime ose kokë të thyer. IMB…LË”“

Shkronjat e mëdha, poashtu, janë lënë qëllimisht që të “dëgjohet” zëri i publikut. Kush ka veshë – do të dëgjojë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button