PPD konfirmon vendimin e shkarkimit të Bexhetit

Degët e më shumë qyteteve të partisë PPD fuqimisht mbështesin Vendimet e Kuvendit të IV Qendror për ndyshimet Statutare dhe zgjedhjen për U.D. Kryetarë i PPD-së deri në Kongresin e VII-të, Esat Asllani, njoftojnë nga kjo parti.

“Zgjedhja e U.d. rrodhi si rezultat i votbesimit, rrespektivisht të shkarkimit të ish kryetarit Nexhat Bexheti për shkaqe veç më të njohura. Kryesia Qendrore e PPD-së, konform vendimeve dhe konkluzioneve të Kuvendit të IV Qendror të mbajtur më 13 dhjetor 2015-të, zhvilloi procedurën juridike para organit kompetent për rregjistrimin e ndryshimeve të miratuara në rregjistrin gjyqësorë, dhe sipas afateve ligjore jemi në pritje të aktvendimit.” kumton PPD.

PPD njofton se Kryesia Qendrore ka marr të gjitha masat dhe aktivitetet për organizimin e mbajtjes së Kongresit të VII-të të partisë, konform vendimit të Kuvendit Qendror, në gjysmën e dytë të muajt janar 2016-të.

“Ju vëmë në dijeni se Kongresi i partisë, për shqyrtim do të ketë verifikimin e ndryshimeve statutare, konsolidimin e programës si dhe miratimin e platformës zgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme të përcaktuara me 24-Prill 2016-të. Në veçanti zgjedhjen e Kryetarit të PPD-së, si dhe zgjedhjen dhe verifikimin e anëtarëve të organeve dhe trupave qendrore të partisë, konform statutit. PPD-ja vitin që po e lëmë pas, në aspektin politik e vlerëson skajshmërisht të tensionuar dhe me një krizë të thellë politike, ekonomike ,sociale të vendit. Duke mbetur me shpresën se vendi shkon ka zgjidhja e ngërçit institucional e politik, shpresojmë në zgjedhje të lira dhe demokratike dhe konsolidim të organeve shtetërore.” tha Esat Asllani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button