RDK: Buxheti i Komunës së Gostivarit është manipulativ

“Ekipi ynë i degës së RDK-së në Gostivar me keqardhje konstaton se udhëheqësia aktuale komunale gjithmonë është karakterizuar me manipulime masive ndaj qytetarëve të Gostivarit, dhe ky manipulim masiv vazhdon të jetë karakterizim edhe në vitin e katërt, dhe të fundit, të menaxhimit me Komunën e Gostivarit”, thonë nga RDK.

Nga atje shtojnë se, Buxhetin e propozuar nga udhëheqësia aktuale dhe të sapo miratuar nga Këshilli Komunal, sipas tyre e bën vet përmbajtja e tij manipulativ, e cila në shifra të përgjithshme prej 17 milion eurosh duket të jetë shumë shpresëdhënës, por, sipas tyre brendësia e tij si edhe vitet e kaluara është shumë i zymtë.

“Ky buxhet nuk parashikon mjete të mjaftueshme për zhvillimin ekonomik lokal por parashikon mjete për zhvillimin turistik, nuk parashikon shpenzime për investime kapitale produktive, por ka mjete për shpenzime joproduktive. Nëse dikush arnimin e rrugëve e sheh si investim kapital për shkak të mbylljes së rrugëve, kjo në sytë e qytetarëve nuk paraqet më tepër se obligim i komunës përkundër taksave rrugore që të njëjtit i paguajnë dhe nuk është asgjë më tepër se krijimi i kaosit në komunikacion”, shtojnë nga RDK.

Lex: U miratua buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2016

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button