U miratua buxheti i Komunës së Gostivarit për vitin 2016

Këshilli i Komunal i Komunës së Gostivarit, në seancën e fundit për vitin kalendarik 2015 me shumicë prej 17 votash miratoi propozim – buxhetin për vitin 2016 i projektuar me 1.091.534.000 denarë mjete financiare dhe shënon rritje prej 14.534.000 denarë nga buxheti i vitit 2015.

Para këshilltarëve, buxheti i propozuar u zbërthye nga përfaqësuesja e Sektorit për Çështje financiare në Komunën e Gostivarit, Shyret Elezi, e cila theksoi se buxheti bazë i Komunës së Gostivarit kap 38.02 % nga buxheti i përgjithshëm.

Në drejtim të buxhetit komunal, këshilltarët me shumicë votash miratuan edhe propozim – vendimin për ekzekutimin e Buxhetit të Komunës së Gostivarit, propozim – vendimin për përcaktimin e lartësisë së maksimumit të arkës, si dhe propozim- kalendari buxhetor për vitin 2016.

Këshilltarët miratuan edhe propozim – programi për rregullimin e tokës ndërtimore, ndërtimin, rikonstruimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale në territorin e Komunës së Gostivarit për vitin 2016.

Gjatë seancës së 27-të me radhë u miratua edhe propozim vendimin për përcaktim të vlerës të poenëve për pagat e nëpunësve shtetëror për vitin që vjen, ndërkohë që u miratua edhe propozim – programi vjetor për punën e këshillit të komunës së Gostivarit për vitin që vjen.

Këshilltarët aprovuan edhe programet nga sfera e arsimit, kulturës, lëminë e sportit, në sferën e mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, programin për shëndetin publik, fushën e mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore në territorin e Komunës së Gostivarit, si dhe propozim – programën për aktivitetet e komunës së Gostivarit në lëminë e mundësive të barabarta ndërmjet grave dhe burrave për vitin 2016.

 

Këshilltarët aprovuan edhe propozim – konkluzionin për miratimin e Planit Operativ vjetor të Këshillit Ekonomik Social Lokal të Komunës së Gostivarit për vitin vijues.

Pikat tjera të rendit të ditës, kishin të bëjnë për veprimtarinë e ndërmarrjeve publike komunale.

Këshilltarët aprovuan propozim – konkluzion për dhënie pëlqim Vendimit të NP “Komunalec” – Gostivar, për huazim afatgjatë kreditor të NP “Komunalec”, për financim të projektit “Ujësjellës dhe kanalizim për Faza e parë Hapi i dytë”, si dhe propozim – vendimin për dhënien е garancisë të obligimeve të NP “Komunalec”, prej huazimit afatgjatë kreditor te Republika e Maqedonisë për financim të projektit “Ujësjellës dhe kanalizim për Faza e parë Hapi i dytë”.

Po ashtu, këshilltarët me 17 vota për, miratuan propozim – konkluzion për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Komunalec”, për aprovimin e Programës së punës të NP ”Komunalec”- Gostivar për periudhën prej 01.01.2016 deri 31.12.2016, si dhe propozim – konkluzion për dhënie pëlqim Vendimit të Këshillit Drejtues të N.P “Komunalec”, për pranimin e Programës Vjetore për punë për pastërti publike në sipërfaqet publike dhe sipërfaqe të hapura në objektet publike për vitin 2016.

Këshilltarët aprovuan edhe propozim – konkluzionin për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Komunalec”, për përcaktim të çmimeve të shërbimeve qe i kryen kjo ndërmarrje për pastërti publike të sipërfaqeve publike dhe objekteve publike, si dhe propozim – konkluzionin për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues të N.P “Komunalec”, për dorëzim të mjeteve themelore të lëvizshme – pajisje dhe mjete tjera nga kjo ndërmarrje për NP për parkingje publike dhe gjelbërim.

Për Ndërmarrjen e re Publike për parkingje dhe gjelbërimi, u miratuan propozim – konkluzioni për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues për sjelljen e rregullores për parkingjet publike për punë, si dhe propozim – konkluzionin për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Parkingu i Qytetit dhe Gjelbërimi”, për çmimoren e parkingjeve publike të kësaj ndërmarrje.

U aprovua edhe propozim – konkluzioni për dhënie pëlqim vendimit të Këshillit Drejtues të NP “Parkingu i Qytetit dhe Gjelbërimi”, për aprovim të Programit vjetor për punën e Ndërmarrjes për periudhën 01.01.2016 deri më 31.12.2016.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button