Shkup, zgjedhjet afrohen marrëveshja për mediat askund

Asgjë nuk ka ecur si duhet lidhur me çështjen e mediave në kuadër të Marrëveshjes së Përzhinos. Ka kaluar një javë e plotë që nuk janë zhvilluar as biseda bilaterale të lehtësuesit Petar Vanhojte me grupet e punës po as bisedime në mes të partive politike në Klubin e deputetëve në Përzhino.

Në deklaratën e tij të fundit, një javë më parë, Vanhojte theksoi se arritja e një marrëveshje për mediat po vështirësohet ashtu siç po kalon koha.

“Nuk jam i sigurt nëse së shpejti do të mund të arrihet zgjidhje pasi situata është e tensionuar, sidomos me afrimin e zgjedhjeve dhe dorëheqjen e kryeministrit e cila duhet të ndodh brenda disa javëve. Pres që në sipërfaqe të dalin shumë emocione që do ta vështirësojnë edhe më shumë arritjen e marrëveshjes”, pat thënë ndërmjetësuesi belg, Piter Van Hojte.

Faktin se ka 1 javë që nuk janë thirrur grupet punuese për biseda për Portalb dhe se nuk kanë prosperuar në bisedimet e deritanishme ka vërtetuar edhe përfaqësuesi i LSDM-së në bisedimet për mediat, Robert Popovski.

“Qëndrojmë në pozicionet tona primare ka një javë që nuk jemi thirrur për takime”, shpjegoi shkurt për Portalb Popovski.

Sipas Marrëveshjes së Përzhinos zgjedhjet duhet të mbahen më 24 prill, ndërsa deri atëherë bisedat për mediat duhet të arrijnë zgjidhje.

Portalb më poshtë ju sjellë propozimet e lehtësuesit Vanhojte, të cilat kanë për qëllim lehtësimin e bisedimeve dhe arritjen e një zgjidhje sa më konstruktive për mediat:

Shkeljet

Në rast se vërehet shkelje, Këshilli do të:

  • fillojë një dialog me median e përfshirë për t’i sqaruar detajet e shkeljes dhe arsyet e mundshme që shkaktojnë shkelje. Ky hap është i rëndësishëm t’u përmirësuar në një shkallë të hershme të shkeljes.
  • Si rezultat i dialogut, Këshilli mund të lëshojë një paralajmërim (varësisht nga karakteri i shkeljes)
  • Në fund, Këshilli mund të vendos që të gjobitë apo të merr masa në rast të shkeljes

Gjobat

  • Gjoba më e lartë do të llogaritet në bazë të hyrave mesatare të mediave
  • Këshilli ka të drejtë të vendosë mbi vlerën e gjobës
  • Këshilli gjithmonë do të sjellë vendim të mirë-motivuar

Aktet nënligjore dhe rregulloret e AVMS

  • Këshilli do t’i rishikojë thellësisht të gjitha aktet nënligjore dhe rregulloret me qëllim që t’i vendojë ata në linjë me standardet ndërkombëtare për të ikur nga një sistem tepër kufizues

Transmetuesit komercial 

  • Kufizimet e programeve duke u fokusuar në prodhimin dhe transmetimin e materialeve lokale do të mund të hiqen
  • Obligimet nga aktet nënligjore mbi çështjet që kanë të bëjnë me numrin e të punësuarve, lartësinë e studiove, …etj. do të mund të hiqen

Transmetuesi publik (RTVM) Këshilli i programit

  • Do të mund të themelohet përafërsisht me të njëjtat parime si për Këshillin e AVMS
  • Kandidatët potencial mund të mbështetet gjithashtu nga organizatat kulturore
  • Këshilli do të duhet të ndjek nga afër çështje si pavarësia editoriale

Pavarësia

  • Me qëllim që të krijohet transmetues publik i pavarur, sistemi aktual i fondeve ka nevojë që të rishikohet
  • Principet bazë që do të duhet t’i ketë transmetuesi publik:

– fonde të garantuara

– pavarësi të plotë se si t’i harxhojë ato

  • Fondi të jetë i barabartë me 1% të buxhetit vjetor

Detyrimet e transmetuesit publik

  • Programi aktual i kufizuar të hiqet

Plani strategjik

  • Plan 5 vjeçar për veprim, duke përfshirë:
  • të gjitha fushat e kompetencave, si:
  • HR, rinovimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës, prokurorimi i pajisjeve të reja (përfshirë digjitalizimin e avancuar), ristrukturimi i kanaleve televizive, me qëllim rritjen e tregut aktual
  • Kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet burimeve njerëzore, p.sh mosha mesatare e të punësuarve është 58.

– Një plan urgjent që të ketë hapësirë për rekrutimin e punonjësve të rinj, duke u siguruar atyre trajnim, zëvendësimin i personave që do të ikin është i nevojshëm

– përveç kësaj, ofrohet mundësia për ristrukturim efektiv (duke bërë shumë me më pak)

Reklamat e Qeverisë

  • Reklama qeveritare pa pagesë edhe në transmetuesin publik edhe ne transmetuesit komercial për mesazhe që janë në interes të publikut. (shikone ligjin aktual)
  • Mbështetje transmetuesve komercial:

– VAT nga 18%- 5%

– heqjen e të gjitha pengesave kufizuese për të funksionuar normal

-zgjidhjen e problemeve aktuale me të drejtat e autorit dhe tarifat eventuale që paguhen nga ofruesit e kabllovikëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button