Ahmeti: Nuk ka koalicion me PDSH-në, çdokush le të votoje sipas bindjes së vet dhe pa presione

Në emisionin “Rruga Drejt…”,në Alsat – M,  u debatua edhe për Marrëveshjen e Përzhinos që sipas Ahmetit, pikat kryesore të Marrëveshjes janë realizuar, janë Komisioni Qendror Zgjedhor, Prokuroria Speciale, Komisioni Parlamentar për Përgjimet e të tjera, duke shtuar se ka ngelur vetëm ligji për mediat për të gjetur gjuhë të përbashkët.

“Të gjitha çështjet kanë shkuar sipas agjendës, me disa vonesa ditore dhe që nuk është mirë, por shtyllat janë vendosur. Më 10 janar do të japë dorëheqjen kryeministri. Do të bëhet votimi i qeverisë së re, dhe të gjithë i kryejmë detyrat e veta konform marrëveshjes së qershorit”, tha Ahmeti.

I pyetur nëse hapja e  Universitet të Shkupit “Nënë Tereza” vjen në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare dhe se do të shfrytëzohet për qëllime elektorale, Ahmeti tha se nuk është mirë që gjërave tu jepet  jepet karakter dhe drejtim i shtrembëruar.

“Universiteti në Shkup ka qenë ëndërr i brezave të tërë, ëndërr e rilindësve tanë, është vullnet i intelektualëve shqiptarë që ka qarkulluar tash e disa vite me radhë”, tha Ahmeti duke shtuar se vendimi për themelimin e universitetit në muajin dhjetor ka qenë i paraparë, ndërsa zgjedhjet ishin të paparashikueshme.

“Është tempull që u takon shqiptarëve, është një tempull pas atij të Tetovës. Të gjithë duhet të jemi krenar që ajo sakrificë që e bënë shqiptarët para 16 vitesh, tani realizohet me mjete politike, pa dhunë dhe pa protesta”, tha Ahmeti duke thënë se ky vendim ka ardhur natyrshëm në qeveri dhe se klasa politike maqedonase tashmë është vetëdijesuar.

Nuk ka asgjë të vërtetë rreth fjalëve për koalicion me PDSH-në, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. “Me zotin Thaçin kemi pasur takime dhe jemi koordinuar këto 6 muaj rreth marrëveshjes së Përzhinos. Kemi pasur kontakte për të pasur qëndrime të përbashkëta si shqiptarë, por kjo nuk do të thotë se do të kemi koalicion. Shqiptarëve u duhet opozitë e dëshmuar dhe se këtë mendoj se e ka bërë partia e Menduh Thaçit”, tha Ahmeti.

Lidhur me rastin e Kumanovës, Ahmeti tha se ka qenë edhe në Kumanovë edhe në Likovë. “Kam pasur edhe një ftesë për të shkuar në Lagjen e Trimave, por atje do të shkoj kur do të riparohen ato shtëpi. Ne kemi pas një hall që të riparohen dëmet, dhe ne e arritëm që njerëzve atje tu ndihmohet. Pak rëndësi ka a do të shkoja unë apo jo. Me rëndësi ishte që të bëjmë përpjekje që ato dëme të riparohen”, tha Ahmeti duke shtuar se do të shkojë për zgjedhje në çdo vendbanim shqiptar por edhe në Kumanovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button