Maqedoni, ja sa është çmimi mesatar i duhanit sivjet

Vetëm dy javë nga fillimi i blerjes, janë marrë gjithsej 5.168 tonë duhan nga rekolta e sivjetshme, ndërsa çmimi mesatar është 185 denarë për një kilogram ose 65 denarë më shumë nga viti i kaluar për të njëjtën periudhë, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Sipas të dhënave nga Inspektorati shtetëror për bujqësi, pagesa është realizuar me 54,21 për qind ose për frytin nga viti 2015, deri më tani janë paguar 518.498.348 denarë.

Blerja kryhet në 186 peshore në 152 vende për blerje nga ana e nëntë blerësve, pa problem dhe në pajtim me marrëveshjet midis prodhuesve dhe blerësve.

Sipas vlerësimeve të para, pritet të blihen rreth 25.000 tonë duhan.

Ministria e Bujqësisë, siç informon, para blerjes dorëzoi njoftim me shkrim deri te kompanitë blerëse për marrjen e masave të caktuara të cilat do të ndihmojnë për blerje më të suksesshme të duhanit nga fryti në këtë vit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button