Turqi, jep dorëheqjen ministri i Ekonomisë, djali i akuzohet për korrupsion

Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan, ka dhënë dorëheqjen pasi djali i tij është përfshirë në një skandal korrupsioni.

24 persona janë akuzuar për korrupsion qeveritar dhe hetimi po vazhdon. Mes këtyre personave është edhe djali i ministrit të Brendshëm dhe kreu i bankës shtetërore Halkbank.

Në një komunikatë zyrtare, zoti Caglayan e dënoi këtë hetim duke e përcaktuar si “një operacion të padenjë”.

Djemtë e dy ministrave akuzohen për korrupsion në projektet e zhvillimit urban dhe me lejet e ndërtimit.

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan ka kërcënuar disa ditë më parë se “do i thyente krahët” atyre kundërshtarëve që e kanë përdorur këtë proces hetimor për të tronditur qeverinë e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button