Për 24 orë 10 aksidente në Shkup, 11 të lënduar

­ Gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e Qytetit të Shkupit nga ana e policisë rrugore është kryer ekspertizë në gjithsej 10 aksidente rrugore. Prej tyre, gjashtë janë me pasoja dëme materiale dhe tre janë me paosja lëndime trupore, në të cilët lëndime më të lehta kanë marrë shtatë persona, njofton MIA.

Ka ndodhur edhe një aksident me pasoja lëndime të rënda trupore në orën 18:30 në rrugën rajonale Shkup ­ Kumanovë në të cilin ka marrë pjesë një automje ti udhëtarëve “mercedes” me targa shkupjane, i drejtuar nga qytetarë të Shkupit. Shoferi ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka goditur në shtyllën e betonit të EVN Maqedoni. Në aksidentin lëndime të rënda trupore ka marrë një bashkëudhëtar, ndërsa lëndime më të lehta shoferi i autmjetit të udhëtarëve dhe dy bashkkëudhëtarë.

Nga ana e policisë rrugore dje janë zbuluar dhe sanksionuar 22 shoferë, të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së drejtimit me automjetin. Gjashtë shoferë e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe janë shkyçur nga komunikacioni, shtatë shoferë nuk u kanë dhënë përparësi kalimit të këmbësorëve në vendkalim të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht nuk i kanë respektuar rregullat për përparësi kalimi të automjeteve në zonë të udhëkryqit, si dhe tetë shoferë të cilët nuk i kanë respektuar shenjat ndriçuese në udhëkryq. Janë sanksionuar edhe 10 këmbësorë të cilët kanë kryer kundërvajtje sipas bazave të ndryshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” gjatë ditës së kaluar nga ana e policisë së komunikacionit janë larguar 72 automjete që kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit. Reparti për parandalim pranë Njësitit për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB Shkup edhe sot do të vazhdojë me ligjërata në shkollat e mesme të rajonit të Qytetit të Shkupit me temë “Ndikimi i alkoolit, drogës dhe substancave të tjera psikotropikale ndaj sigurisë në komunikacionin rrugor” në të cilët do të marrin pjesë nxënësit nga viti i tretë dhe i katërt. Të dielën, 27 dhjetor, në periudhën nga ora 12 deri në orën 13 do të mbahet manifestimi kulturor ­ Garë e Plakut të Vitit të Ri. Pjesëmarrësit garën do ta fillojnë nga sheshi “Maqedonia” përmes “Porta Maqedonisë”, në vazhdim nëpër rrugën “11 Tetori”, majtës nëpër rrugën “Filipi i Dytë i maqedonisë”, përreth Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Muzeut Akreologjik, afër Urës së Gurit e deri tek sheshi “Maqedonia”.

Me qëllim të zhvillimit të papengueshëm dhe të sigurtë të garës të Plakut të Vitit të Ri nga ana e policisë rrugore do të ndërmerren masa adekuate për siguri në qarkullim, ndërsa sipas nevojës edhe rregullim fizik i komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button